TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
BE për shpronësimet në Leposaviq: Duhet të ketë konsultim publik

Zyra e Bashkimit Evropian, sot për KosovaPress ka deklaruar se BE po ndjek me shqetësim aktivitetet e ndërtimit, që po zhvillohen në zonat kadastrale: Dren dhe Leshak, në komunën e Leposaviqit në veri të Kosovës.

Kjo ka të bëjë me tokën që ishte caktuar për shpronësim nga qeveria e Kosovës me një vendim të marrë më 16 janar të vitit 2023.

Zëdhënësi i zyrës së Bashkimit Evropian për Kosovë, Nikola Gaon për KosovaPress ka potencuar se është e rëndësishme të theksohet se procesi i shpronësimit, sipas ligjit të Kosovës, kërkon një periudhë për konsultim publik dhe mundësinë për qytetarët e prekur që të kundërshtojnë çdo vendim për shpronësim në gjykata përpara se çdo vendim për shpronësim të bëhet final.

“BE-ja i kërkon qeverisë së Kosovës që të bëjë të gjitha përpjekjet për të siguruar që të ndiqet procesi i duhur dhe se të drejtat e pronarëve të pronave të respektohen plotësisht.”, është shprehur tutje Gaon.

Lista Serbe i ka dërguar një letër ambasadorëve të QUINT-it, me pretendimin se pronarëve serbë të tokave po iu sekuestrohen pronat nga shpronësimi “i paligjshëm” i Qeverisë së Kosovës, e cila ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e projekteve infrastrukturore për interes publik, në Komunën e Leposaviqit.

Në njoftimin e LS-së është theksuar se letra drejtuar ambasadorëve të SHBA-së, Britanisë së Madhe, Francës, Italisë, Gjermanisë, si dhe shefave të misioneve të BE-së, UNMIK-ut, OSBE-së si dhe komandantit të KFOR-it është shkruar gjoja se në emër të popullit serb.

Sipas Listës Serbe, “letra tregon qartë shkeljen e të gjitha rregullave ligjore që rregullojnë çështjen e shpronësimit dhe se kjo procedurë është e papranueshme për pronarët e patundshmërive dhe popullin serb që jeton në veri të Kosovës”. Aty është potencuar se përmes letrës, kanë ftuar të gjithë që të ndalojnë shpronësimin.

Ndryshe, Qeveria e Republikës së Kosovës, në mbledhjen e mbajtur më 16 janar të këtij viti ka miratuar vendimin për shpalljen me interes të veçantë publik të pronave të paluajtshme, të cilat janë të nevojshme për realizimin e “Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik”, Zonat Kadastrale: Dren dhe Leshak, komuna Leposaviq.

“Sipas vendimit, për realizimin e ‘Projekteve Infrastrukturore për Interes Publik’ është e nevojshme që të iniciohen dhe kryhen procedurat e shpronësimit dhe vlerësimit të pronës për të gjithë pronarët e evidentuar”, është bërë e ditur në vendimin e Qeverisë./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Muharremaj: Në garë kam hyrë për të fituar pa balotazh, kolegëve të larguar u uroj suksese

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Prokuroria Speciale thotë se nuk ka pranuar asnjë raport apo informatë se gjyqtari Laban mund të jetë rrezik për sigurinë kombëtar

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

“Këndi i Debatit” 11.09.2025

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Daku flet për golat në Rusi, presionin te Kombëtarja dhe ndeshja me Serbinë

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Posta e Kosovës thotë se pronat në Graçanicë dhe Shtërpcë do të vihen në funksion të qytetarëve

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Gjyqtari Nuza gjykon derbin Prishtina – Drita, të dielën

Klinika e Radiologjisë nuk po përballet me ikjen e mjekëve

Orar fiks për mjekët, kundërshtohet nga Federata e Sindikatave të Shëndetësisë

Bislimi thotë se nuk ka rezultat në rrugën drejt normalizmit

Bislimi e quan “budallallëk” qëndrimin e LDK-së për pjesëmarrje në dialog

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X