TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

by Tëvë1
3 muaj ago
2
A A
BE për dëbimin e policëve serbë nga Kosova: Kjo duhej të ishte masa e fundit

Një zëdhënës i Bashkimit Evropian tha se masat si heqja e shtetësisë apo dëbimi, në rastin e pjesëtarëve të Ministrisë së Brendshme të Serbisë që jetojnë në Kosovë, është dashur të jenë masat e fundit dhe të ndërmerren vetëm pas një procesi ligjor.

Në një përgjigje me shkrim për Radion Evropa e Lirë, zëdhënësi i BE-së tha gjithashtu se masat për heqje të shtetësisë apo dëbimit duhet të jenë në përputhje me Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut, në veçanti me kërkesën që është në nenin 8 që kërkon një vlerësim individual të bazuar në dëshmi, i cili balancon sigurinë kombëtare me jetën private dhe familjare të personit.

“Po i ndjekim me kujdes arrestimet dhe dëbimet. I kemi kërkuar autoriteteve të Kosovës të sigurojnë një proces të drejtë, të respektojnë standardet e të drejtave themelore dhe të garantojnë mjete juridike për personat e prekur”, u tha në përgjigjen e dërguar nga BE-ja.

Autoritetet e Kosovës, që nga 15 qershori, kanë dëbuar pesë pjesëtarë të Ministrisë së Punëve të Brendshme të Serbisë, të cilët jetonin në Kosovë, me arsyetimin se “përbëjnë kërcënim për sigurinë kombëtare”.

Ushtruesi i detyrës së ministrit të Punëve të Brendshme të Kosovës, Xhelal Sveçla, më herët ka bërë të ditur se vendimin për heqjen e shtetësisë e ka marrë mbi bazën e Ligjit për shtetësinë, akteve nënligjore dhe rekomandimeve të institucioneve përkatëse.

Nga Ambasada gjermane në Kosovë, më herët për Radion Evropa e Lirë kanë thënë po ashtu se vendimet e ndjeshme, siç janë heqja e shtetësisë dhe dëbimi, duhet të merren në përputhje me të gjitha dispozitat ligjore, përfshirë Konventën Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Nga kjo ambasadë kanë thënë se personave të prekur duhet t’u sigurohet qasje e plotë në këshillim juridik dhe mundësi për ankimim ligjor.

Edhe nga Ambasada e Italisë në Kosovë i kanë thënë Radios Evropa e Lirë se po e ndjek me kujdes situatën rreth dëbimit të pjesëtarëve serbë të policisë, por edhe arrestimin e ish-policit kosovar, Arbnor Spahiu, në Serbi.

“Thirrja jonë për të dyja palët është që të veprojnë duke respektuar plotësisht sundimin e ligjit dhe të përmbahen nga veprimet që mund të çojnë në përshkallëzim të tensioneve”, thuhet në përgjigjen dërguar nga Ambasada italiane në Kosovë.

Më 7 qershor në Serbi është arrestuar ish-pjesëtari i Njësisë Speciale të Policisë së Kosovës, Arbnor Spahiu, i cili akuzohet për “vrasje të rëndë në Banjskë” në shtator të vitit 2023, kur një grup i armatosur serbësh sulmoi Policinë e Kosovës dhe vrau një rreshter. Gjatë shkëmbimit të zjarrit u vranë tre sulmues serbë.

Avokati i Spahiut, Arianit Koci, i ka thënë Radios Evropa e Lirë se klienti i tij po akuzohet për vrasjen e tre sulmuesve serbë në Banjskë.

Nga mision i Organizatës për Siguri dhe Bashkëpunim në Evropë (OSBE) thanë se nuk kanë informacione të plota rreth dëbimit të pjesëtarëve të MPB-së serbe dhe heqjes së shtetësisë kosovare, prandaj nuk mund të komentojnë për raste konkrete. Megjithatë, nga OSBE-ja thanë se po e ndjekin me kujdes situatën.

“Ne theksojmë se në situata të tilla, institucionet duhet t’i përmbahen sundimit të ligjit dhe procedurës së rregullt ligjore, në përputhje me të drejtën ndërkombëtare”, thanë nga OSBE-ja për Radion Evropa e Lirë.

Ndërkaq, një grup organizatash joqeveritare serbe ka reaguar më 18 qershor, duke shprehur “shqetësim të thellë për praktikën e fundit të dëbimit të qytetarëve të nacionalitetit serb, me qëndrim të përhershëm dhe me familje në Kosovë, pa heqje paraprake të shtetësisë, pa gjykim dhe pa të drejtë ankese”.

Zyra për Kosovën në Qeverinë e Serbisë në reagimin e saj vlerësoi se bëhet fjalë për “politikë të përndjekjes së një populli dhe spastrimit etnik të serbëve”.

Po ashtu, tha se është në kontakt të drejtpërdrejtë me përfaqësuesit e Bashkimit Evropian dhe se i ka informuar për gjithçka përfaqësuesit ndërkombëtarë.

Sipas Ligjit për shtetësinë e Kosovës, një person humb shtetësinë nëse merret me aktivitete që cenojnë sigurinë kombëtare të Kosovës, si dhe nëse qëllimshëm i bashkohet një organizate e cila ka për qëllim rrënimin ose dëmtimin e rendit kushtetues të Kosovës.

Sipas po të njëjtit ligj, një person mund të humbë shtetësinë nëse është anëtar i shërbimit të inteligjencës ose i forcave policore të një shteti tjetër, pa pëlqimin e organeve vendore ose nëse një gjë e tillë nuk i është lejuar me marrëveshje ndërkombëtare./Radio Evropa e Lirë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Policia gjen armë dhe drogë në një shtëpi të braktisur në Ferizaj

Kurti takon kryeministrin e Grenadës, diskutojnë për bashkëpunim dhe mbështetje ndërkombëtare

Kurti takon kryeministrin e Grenadës, diskutojnë për bashkëpunim dhe mbështetje ndërkombëtare

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviq, po lirohet nga burgu, thotë Vuçiq

I dënuari për krime lufte në Kosovë, Pavkoviq, po lirohet nga burgu, thotë Vuçiq

Ismaili premton zgjidhje për mbeturinat në Prishtinë: 60 kamionë dhe 2100 kontejnerë të rinj

Përparim Rama: Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë

Përparim Rama: Tramvaji me rrymë do të nisë lëvizjen për herë të parë në Prishtinë

Uran Ismaili: Do të jemi befasia pozitive e zgjedhjeve në Prishtinë

Uran Ismaili: Do të jemi befasia pozitive e zgjedhjeve në Prishtinë

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.09.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 26.09.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën