TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE për Banjskën: Kur gjykata të vendosë kush është fajtor, atëherë do të jetë koha për përgjegjësi

nga Tëvë1
12 muaj më parë
0
A A
Grabiten e dhunohen nënë e bir në Gjilan

In this photo provided by the Kosovo Police, a group of armed, masked men stand in front of the Banjska Monastery in the same village in North Kosovo, on Sunday, Sept. 24, 2023. Kosovo's prime minister on Sunday said one police officer was killed and another wounded in an attack he blamed on support from neighboring Serbia, increasing tensions between the two former war foes at a delicate moment in their European Union-facilitated dialogue to normalize ties. Prime Minister Albin Kurti said "masked professionals armed with heavy weapons" opened fire on a police patrol in the village of Banjska, in Leposavic municipality, 55 kilometers (35 miles) north of the capital Pristina. (Kosovo Police via AP)

Zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, ka mirëpritur përfundimin e hetimeve të Prokurorisë Speciale të Kosovës për sulmin terrorist në Banjskë më 24 shtator të vitit të kaluar, ku u vra rreshteri policor Afrim Bunjaku.

Prokuroria Speciale ka ngritur aktakuzë ndaj 45 personave për “rastin Banjska” të mërkurën.

Kurse, Stano thotë se BE-ja ka pret që të gjithë përgjegjësit të përfshirë në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës.

“BE-ja e mirëpret faktin që Prokuroria Speciale e Kosovës ka përfunduar hetimin për sulmin në Banjskë dhe ka ngre aktakuzat relevante. BE-ja në mënyrë të vazhdueshme ka përsëritur pritjet që të gjithë përgjegjësit dhe të përfshirët në këtë sulm brutal të mbahen përgjegjës. Tash nis procesi gjyqësor. Ne presim përfundimin e procesit”, ka thënë Stano.

Stano në konferencë për media të enjten ka thënë se Bashkimi Evropian është duke pritur tash vendimin e gjykatës dhe ka thënë se Serbisë vazhdimisht i është kërkuar të bashkëpunojë lidhur me rastin.

“Presim që Serbia plotësisht të bashkëpunojë në hetim të këtij sulmi. Kjo është pritja e BE-së dhe qëndron ende dhe ne e përcjellim mesazhin vazhdimisht te partnerët tanë në Serbi. Kemi thënë atëherë në fund shtatorit të vitit të kaluar se ky sulm përbënte një eskalim të qartë e paprecedentë dhe do të ketë pasoja. Kur gjykata në Kosovë të vendosë kush është fajtor e kush është përgjegjës apo pafajshëm, atëherë do të jetë koha për përgjegjësi”, ka thënë Stano. “Ne kemi një gamë të instrumenteve që mund të përdorim në konsultim me shtetet anëtare. Nuk jem ende aty. Procesi gjyqësor ka nisur. Me rëndësi hetimi ka përfunduar. Tash gjykata duhet të vendosë nëse përfundimet e hetimit janë të kënaqshme. Do të shohim përfundimin”, ka theksuar Stano.

BE-ja vazhdimisht kishte insistuar se është në pritje të përfundimit të hetimeve për të marrë veprime. Por, Stano të enjten ka thënë se është normale që duhet pritur përfundimi i procesit gjyqësor.

“Është logjike çdo hetim pasohet nga procesi gjyqësor. Hetimi krijon konludimet e caktuar e ato dorëzohen në formë aktakuze. Tash procesi gjyqësor nis. Kjo është procedurë gjyqësore dhe nuk të ndërhyhet. Është pjesë procesi. Kur përfundohet e gjitha, atëherë është koha për të tjerët të komentojnë e t’i nxjerrin pasojat”, tha Stano. /teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

Alijaj: Tentativat për ta kthyer Gjykatën Kushtetuese në një instrument politik janë fatkeqësi

“InfoNata” 08.092025

“InfoNata” 08.092025

Drojë se s’ka vend për të burgosurit në Gjilan pas ardhjes së 200 danezëve

Vdes një person në Qendrën e Paraburgimit në Prishtinë

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kosovë e madhe, fiton në “Fadil Vokrri”

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kulla: Ardhja e dronve pa pilot lajm i mirë, Serbia është kthyer në një fuqi militariste

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Kosova në epërsi 2:0 pas 45 minutave

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

Afër 4 milionë euro për shkollën që nuk po përfundohet që katër vite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X