Shefi i zyrës së BE-së në Kosovë, Tomas Szunyog ka thënë që është zhgënjyese fakti që seanca e Kuvendit dështoi edhe sot për shkak të mungesës së deputetëve.
Szunyog ka shkruar se deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ.
“Është zhgënjyese që Kuvendi i Kosovës ka dështuar edhe një herë të mbajë seancë plenare për shkak të mungesës së deputetëve. Deputetët duhet të kenë prioritet punën parlamentare, pasi janë zgjedhur nga qytetarët për të kryer rolin e tyre legjislativ”, ka shkruar në Twitter.
Ai i ka bërë thirrje Kuvendit që të merret me këtë çështje duke futur një mekanizëm që siguron pjesëmarrjen dhe votën e deputetëve.
It is disappointing that the Assembly of 🇽🇰#Kosovo has once again failed to hold a plenary session due to the absence of MPs.
MPs have to prioritize parliamentary work, as they were elected by the citizens to perform their legislative role.— Ambassador Tomáš Szunyog (@EUAmbKS) April 19, 2023







