TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatim të marrëveshjeve

Diskutimet e zhvilluara gjatë dy ditëve në kryeqendrën evropiane- Bruksel, kanë rezultuar me një dokument me konkluzione, ku përmendet edhe sulmi terrorist i 24 shtatorit dhe raportet Kosovë – Serbi. Liderët evropianë kanë deklaruar se nga Kurti dhe Vuciqi kanë marrë zotimet se do të zbatojnë marrëveshjet e arritura në kuadër të dialogut.

by Valmir Gallopeni
3 vjet ago
0
A A
BE kërkon nga Kosova dhe Serbia zbatim të marrëveshjeve

Takimi dyditor i liderëve evropianë në kudër të Samitit të Këshillit Evropian ka nxjerr një varg konkluzionesh, ku në mesin e tyre kanë zënë vend edhe raportet mes Kosovës dhe Serbisë.

Në dokumentin e publikuar nga BE-ja bëhet e ditur se vendet anëtare dënojnë sulmin terrorist të 24 shtatorit dhe kërkojnë nga palët uljen e tensioneve.

Konkluzionet e Këshillit Evropian:

“Këshilli Evropian është thellësisht i shqetësuar për situatën e sigurisë në veri të Kosovës. Fuqishëm dënon sulmet e dhunshme ndaj Policisë së Kosovës më 24 shtator të vitit 2023. Bashkimi Evropian pret që kryesit të kapen dhe nxirren shpejt para drejtësisë dhe që Serbia të bashkëpunojë plotësisht dhe të ndërmarrë të gjithë hapat e domosdoshëm. Kosova dhe Serbia duhet të bëjnë përpjekje të qëndrueshëm për deeskalim, në veçanti zhvillimin e zgjedhjeve në veri të Kosovës sa më parë që të jetë e mundshme, me pjesëmarrjen aktive të serbëve të Kosovës. Dështimi në deeskalim do të ketë pasoja”.

Presidenti i Këshillit Evropian, Charles Michel, në një konferencë për media ka folur për atë se çfarë liderët kanë kërkuar të enjten nga kryeministri i Kosovës Albin Kurti dhe presidenti serb Aleksandar Vuçiq.

“Patëm një mesazh për të dy liderët se çfarë presim nga ta dhe çka ajo presim është që të implemetojnë marrëveshjet. Asociacioni është një element i rëndësishëm, jo i vetmi, por është i rëndësishëm që të implementohet, pika e parë. Elementi më i rëndësishëm, dhe kjo u bë e qartë nga liderë të ndryshëm sot në takimin e Këshillit Evropian, është fakti se të dy liderët në praninë e përfaqësuesve evropianë, bënë shumë të qartë qëllimin e tyre për të implementuar këto marrëveshje”.

Pozitive rezultatet e takimeve të djeshme i ka cilësuar edhe kancelari gjerman Olaf Scholz. Ai tha se Kurti e Vuçiqi janë zotuar se do të zbatojnë marrëveshjet.

“Tash kemi deklarime nga Kurti dhe nga Vuçiqi se ata do të ndërmarrin vendime të cilat janë pjesë e dokumenteve të ndryshme në të cilat kemi punuar, Marrëveshjen bazike, atë të Ohrit dhe tash konceptin dhe draftin konkret për Asociacionin e Komunave me shumicë Serbe në Kosovë. Kjo është thënë qartë dhe kjo është me rëndësi. Tash do të shohim se si kjo do të zbatohet”.

Edhe presidenti francez Emmanuel Macron tha se nga Albin Kurti e Aleksandar Vuçiq kanë kërkuar zbatimin e marrëveshjes së Brukselit dhe aneksit të Ohrit.

Ndërsa, Shefi i Politikës së Jashtme të Bashkimit Evropian, Josep Borrell mbrëmë ka deklaruar se nuk është arritur pajtim për zbatimin e marrëveshjeve për shkak se, siç tha ai, parakushteve që palët kanë vendosur.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Kurti në Samitin e BE-së: Zgjedhjet e reja do të sjellin qeverinë time të ardhshme

Kurti takohet pasdite me ambasadorin e BE-së, pritet t’i dorëzohet Raporti për Kosovën

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

​Ka nisur takimi i Komisionit për Punë të Jashtme me ambasadoren e Finlandës

Hoti: VV ka dështuar ta sigurojë shumicën, partitë të bien dakord për një datë zgjedhjesh

Hoti kritikon Qeverinë për realizimin e ulët të investimeve kapitale: Vetëm 37 për qind e buxhetit të shpenzuar

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Prokuroria Speciale dhe Policia mbajnë konferencë për sekuestrimin e heroinës

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Hendboll, Kosova nis kualifikimet për EURO 2028 në Torshavn

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Liga e Kampionëve, pa derbi në mbrëmje

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Rama s’e heq sofrën e gurit, vazhdon t’i ftojë studentët për dialog

Real – Inter, derbi i Ligës së Kampionëve

Real Madridi e Liverpooli sfidohen nga AEK e Fenerbahçe

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën