TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE-ja e shqetësuar për një përshkallëzim tensionesh në Ballkan

nga Lindrit Zejnullahu
6 Mars, 2022
0
A A
Liderët e BE-së thërrasin takim urgjent për situatën në Ukrainë

Bashkimi Evropian

Në këto dy organizata thonë se për një kohë të gjatë kanë qenë të vetëdijshëm për tentimet e Rusisë që ta destabilizojë rajonin e Ballkanit Perëndimor, me qëllim që të pengojë stabilitetin afatgjatë dhe perspektivën euroatlantike të rajonit.

Këto shqetësime, gjatë kësaj jave i ka shprehur edhe Parlamenti Evropian në një rezolutë që miratoi për agresionin e Rusisë kundër Ukrainës.

Deri më tani, sipas burimeve diplomatike në BE, Rusia ka investuar shumë në rajon në fushata të dezinformimit, sidomos në mediat në gjuhën serbe, por edhe në lidhje me organizatat politike në disa vende të Ballkanit Perëndimor.

Po të njëjtat burime pohojnë se në Bruksel “janë të vetëdijshëm për këto tentime dhe kanë ndërmarrë masa për bashkëpunim me partnerët tanë në rajon”.

“Në këto kontakte u kemi thënë të gjithë partnerëve që të jenë maksimalisht vigjilentë dhe të mos bëjnë veprime të cilat mund të rrisin tensionet. Nga të gjithë partnerët kemi dëgjuar se ata janë të vetëdijshëm për rrethanat dhe do të bëjnë maksimumin për të mos lejuar përshkallëzimin e situatës”, thotë një burim diplomatik, raporton Radio Evropa e Lirë.

Burimet në BE dhe NATO thonë se një dozë më e madhe shqetësimi ekziston për situatën në Bosnje e Hercegovinë sesa në Kosovë. Por, edhe në rastin e Kosovës thonë se me kujdes po vëzhgojnë situatën, e cila në këtë moment është e qetë.

Para disa ditësh, kur nisi agresioni i Rusisë kundër Ukrainës, në NATO siguruan se trupat e Aleancës dhe të partnerëve që janë në misionin e KFOR-it në Kosovë, do të vazhdojnë të kryejnë punën e tyre për të siguruar të gjithë qytetarët e Kosovës.

“Politika e NATO-s në Kosovë dhe në Ballkanin Perëndimor ka qenë konsistente gjatë tërë kohës. Kjo është edhe tani. NATO mbetet tërësisht e përkushtuar që të vazhdojë të luajë rolin e vet në mbështetje të sigurisë afatgjate në Ballkanin Perëndimor”, thotë një zyrtar i NATO-s në pyetjen nëse Aleanca do të rrisë praninë e saj në rajon për të parandaluar ndonjë destabilizim të mundshëm për shkak të luftës në Ukrainë.

Misioni i NATO-s në Kosovë, KFOR, ka afër 4,000 trupa të stacionuara.

Numri më i madh i ushtarëve janë nga Shtetet e Bashkuara dhe Italia.

Shqetësim për situatën në Bosnje e Hercegovinë ka shprehur edhe shefi i NATO-s, Jens Stoltenberg, tha shefi për politikë të jashtme i BE-së, Josep Borrell.

NATO në Bosnje e Hercegovinë ka prani të kufizuar ushtarake dhe ka një seli në Sarajevë që po ashtu ka detyra të kufizuara. Trupat e Aleancës mbështesin forcat ushtarake në Bosnje e Hercegovinë për reforma dhe modernizim, sipas prioriteteve të vendosura në Partneritetin për Paqe. Bosnje e Hercegovina bën pjesë në Programin e Partneritetit për Paqe të NATO-s dhe ka shprehur aspiratat që të bëhet anëtare. Por, ky proces nuk ka avancuar për shkak të problemeve të brendshme politike.

Ndërkaq, BE-ja ka në Bosnje e Hercegovinë një mision ushtarak, EUFOR, që është i gatshëm të ndihmojë në ruajtjen e stabilitetit në këtë shtet.

Siç ka bërë të ditur përfaqësuesi i lartë i BE-së për Politikë të Jashtme dhe Siguri, Josep Borrell, EUFOR-i ka vendosur që të dërgojë në këtë shtet 500 trupa shtesë, që deri më tani ishin në gjendje gatishmërie jashtë Bosnje e Hercegovinës, si forca rezervë.

“Përshkallëzimi i situatës ndërkombëtare të sigurisë ka potencial që të nxisë jostabilitet në Bosnje e Hercegovinë. Dërgimi i këtyre forcave është një masë parandaluese për të rritur stabilitetin e Bosnje e Hercegovinës”, thuhej në deklaratën e EUFOR-it kur u njoftua për dërgimin e trupave shtesë.

Edhe pse situata në Bosnje e Hercegovinë – shtet ku jetojnë tri etni: boshnjakët, kroatët dhe serbët – si dhe raportet midis Kosovës dhe Serbisë, janë tema që aktualisht tërheqin vëmendjen më të madhe të Brukselit, shqetësime ka edhe për situatën në Mal të Zi, edhe pse ky shtet është anëtar i NATO-s.

BE-ja është në kontakt të vazhdueshëm edhe me përfaqësuesit diplomatikë të vendeve të rajonit që janë në Bruksel. Nga ta, blloku evropian kërkon që të mbështesin sanksionet kundër Rusisë dhe Bjellorusisë si dhe qëndrimet e tjera të politikës së jashtme dhe sigurisë së BE-së.

Burimet në BE thonë se mirëpresin mbështetjen që kanë marrë nga të gjitha vendet e Ballkanit për sanksionet kundër Rusisë, me përjashtim të Serbisë. Kjo e fundit ka refuzuar që të vendosë sanksione ndaj Moskës, me të cilën ka raporte të ngushta.

Por, edhe në rastin e Serbisë, nga blloku evropian thonë se “votimi i saj në Asamblenë e Përgjithshme të Kombeve të Bashkuara për rezolutën që dënon agresionin rus ndaj Ukrainës është sinjal në drejtimin e duhur”.

“Rajoni i Ballkanit ka vuajtur shumë në të kaluarën dhe besojmë se e dinë tepër mirë se çfarë tragjedie sjell lufta. Prandaj, presim që rajoni të mbetet i qetë dhe stabil, e nga ana jonë ne do të bëjmë çmos që të ruhet stabiliteti”, thotë për Radion Evropa e Lirë një diplomat i BE-së.

Autoritetet në Kosovë kanë thënë se kanë ndërmarrë një sërë masash të sigurisë, pas shpërthimit të luftës në Ukrainë.

Forcat e Sigurisë së Kosovës së bashku me KFOR-in është thënë se janë të angazhuara në ruajtjen e sigurisë në gjithë territorin e Kosovës, e sidomos në veriun e banuar me shumicë serbe, ku gjendja e sigurisë është e brishtë.

Tags: Ballkani PerëndimorBashkimi Evropian
ShareTweet

Postime të ngjashme

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Tokë, shtëpi, veturë, shpenzime – Kjo është pasuria e presidentes Osmani

Osmani uron kadetët të cilët diplomuan në ShBA: Suksesi i tyre është arritje për FSK-në dhe Kosovën

Kurti paralajmëron shtimin e disa shërbimeve të reja në E-Kosova

Kurti: Arrestimi i personave për bashkëpunim me BIA-n serbe, rezultat i suksesshëm nga AKI-ja

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

Policia e Kosovës dhe KFOR-i amerikan zhvillojnë garë miqësore me shah

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

HIV në rritje: 10 raste të reja në pesë muaj

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Njihuni me kapitullin e ardhshëm të përvojës Ultra

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Shqipëri-Serbi/ Autokolonat ‘kuq e zi’ përshkojnë rrugët e Tiranës, tifozët fillojnë të mblidhen disa orë para ndeshjes

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Reagim i ashpër nga lideri i “Dardanëve”, për Shqipëri – Serbi

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Ish-trajneri kuqezi, De Biasi: Shqipëria ka cilësi, vendimtare sfida me Serbinë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Tifozi unik i kombëtares, viziton Vlorën para ndeshjes së Shqipërisë

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Serbët e pësojnë goditjen e parë sot, Gjokoviq eliminohet nga “Roland Garros”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X