TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

BE-ja e ministria me mënyra të ndryshme për vettingun

nga Besarta Mehmeti
5 Qershor, 2022
0
A A
BE-ja e ministria me mënyra të ndryshme për vettingun

Zëvendësministrja e Drejtësisë, Nita Shala ka konfirmuar se nuk kanë marrë pjesë në takim, por që aty janë diskutuar reformat në sistemin e drejtësisë përfshirë edhe procesin e vettingut.

“Takimi i fundit i krerëve me ambasadorët e vendeve të QUNTI-it është zhvilluar pa prezencën e Ministrisë së Drejtësisë në takim, por nga ç’kemi ndër të tjera është diskutuar edhe sistemi i drejtësisë, reformat në sistemin e drejtësisë përfshirë edhe procesin e vettingut”.

Ndonëse thotë se BE-ja dhe Kosova kanë të njëjtin qëndrim se vendit i duhet sistem i drejtësisë funksional efikas e i paanshëm, mënyra e jetësimit për vettingun vazhdon të jetë e kundërtë.

Ajo sqaron se në BE mendojnë se është e mundur që të përdoren edhe më tej mekanizmat ekzistues për të siguruar përmirësim të situatës.

“Nga ajo çfarë është raportuar në Raportin e Progresit për Kosovën, BE duket që qëndron kundër një vettingu të njëhershëm, dhe ajo është njëra nga kërkesat, për më shumë në perceptimin e zyrtarëve të Bashkimit Evropian konsiderohet në Kosovë ekziston mundësia që të përdoren edhe më tej mekanizmat ekzistues për të siguruar një përmirësim të situatës dhe për të arritur rezultatin të cilin e dëshirojnë si Ministria e Drejtësisë ashtu edhe ata për sa i takon sistemit të drejtësisë në Kosovë. Synimi është i përbashkët, një sistem drejtësie i cili është funksional, efikas dhe i paanshëm. Mënyrat për të arritur deri tek ky rezultat konsiderohet se janë të ndryshme”.

Sipas saj, vettingu nuk është duke ngecur dhe se janë duke u ndërmarre hapa në hartimin e koncept-dokumentit për këtë proces.
Shala ka bërë të ditur se pas vizitës së një grupi të ekspertëve të Komisionit të Venecias në Kosovës, janë në pritje të një vlerësimi nga ana e tyre për këtë proces.

Komisioni, ka bërë të ditur ajo se ëshë njoftuar edhe për hartimin e dispozitave Kushtetuese të cilat parashihet të ndryshohen si rezultat i procesit të vettingut.

“Duhet parë edhe opinioni i Komisionit të Venecias. Mendimi që kanë edhe raportuesit e Komisionit të Venecias për sa i takon mënyrës se si duhet të procedohet tutje me këtë proces. Procesi i vettingut nuk po ngec, ai është në proces zhvillimi në vetvete, për sa i tako hapave të ndërmarr është zhvilluar në kohë koncept-dokumenti për hartimin, për zhvillimin e procesit të vettingut në sistemin e drejtësisë”.

“Në anën tjetër puna ka vazhduar edhe drejt hartimit të dispozitave Kushtetuese të cilat parashihet të ndryshohen si rezultat i procesit të vettingut ose drejtë realizimit të procesit të vettingut, dhe të njëjtat janë ndarë me raportuesit e Komisionit të Venecias dhe mbetemi në pritje të opinionit edhe për sa i takon këtyre dispozitave në fjalë”.

Por njohësit e sistemit të drejtësisë përfundimin e këtij procesi e kanë konsideruar të pamundshëm në rast se nuk ka dakordim ndërmjet pozitës dhe opozitës për t’a votuar në Kuvend pasi që kërkohen dy të tretat e votave.

Leotrim Gashi, hulumtues i lartë në Institutin e Kosovës për Drejtësi (IKD) ka thënë se nuk është Qeveria deri më tani nuk ka arritur që ta bind opozitën që ta votojë vettingun në Kuvend.
“Në mënyrë që ai propozim i grupit punues të shkojë përpara duhet që të ketë një votim në Kuvend që të votohet jo vetëm nga pushteti, por edhe nga opozita mirëpo, ne nuk kemi parë që Qeveria ka arritur një lloj bashkëpunimi edhe me partitë opozitare”.

Gashi theksoi se MD-ja është dashur që paraprakisht t’u sqarojë institucioneve të BE-së se pse baza ligjore aktuale është e pamjaftueshme për vettingun.

“Në raportin e progresit BE e ka pa me skepticizëm edhe propozimin e MD-së lidhur me procesin e vettingut për shkak se ka thënë se me mekanizmat aktual dhe me bazën ligjore aktuale duhet të shikohet se a mund të realizohet vettingu dhe nëse nuk mund të realizohet më pas mund të fillohet një proces i tillë”.

“MD është dashur që paraprakisht t’i informojë akterët relevantë të BE-së në mënyrë që t’i njoftojë dhe të ua argumentojë se pse baza ligjore aktuale është e pamjaftueshme për vettingun i cili synohet e që rezultat ka filtrimin sa më të madh ku pas një procesi të tillë të ketë në sistem vetëm gjyqtar e prokuror të cilët janë kredibil dhe profesional dhe mos të ketë dyshime nga qytetarët për sistemin e drejtësisë”./EO

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

“Ia kemi lënë Zotit” – Familjarët e të vrarëve në Masakrën e Mejës, pesimistë për vënie të drejtësisë

“Ia kemi lënë Zotit” – Familjarët e të vrarëve në Masakrën e Mejës, pesimistë për vënie të drejtësisë

Çekut i refuzohet sërish vizita në Preshevë

Hajrullah Çeku pritet të zyrtarizohet nesër si kandidat i VV-së për Prishtinën

Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

Ushtarët e FSK-së stërviten krah atyre amerikanë

Ngritet një task-forcë për të mbështetur qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme

Ngritet një task-forcë për të mbështetur qytetarët amerikanë në Lindjen e Mesme

KB Trepça në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

KB Trepça në kualifikimet e Ligës së Kampionëve

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me Izraelin

WhatsApp mohon pretendimin e Iranit se ndan informacione me Izraelin

Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

Baraliu: Ka filluar lufta e tretë botërore

Emisioni “Këndi i Debatit” 17.06.2025

Emisioni “Këndi i Debatit” 17.06.2025

Izrael – Iran, a mund të përdoren bombat bërthamore?

Izrael – Iran, a mund të përdoren bombat bërthamore?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X