Stano ka shkruar se BE-ja e dënon me vendosmëri plagosjen e dy të rinjve, teksa ka kërkuar nga autoritetet e vendit të hetojnë plotësisht, derisa e ka konsideruar si një krim të neveritshëm.
“BE-ja dënon me vendosmëri plagosjen e një fëmije dhe një të riu në Kosovë dje. Është e rëndësishme që autoritetet të hetojnë plotësisht këtë krim të neveritshëm dhe drejtësia të ushtrohet. I urojmë viktimave shërim të plotë dhe të shpejtë”, ka shkruar Stano në Twitter.