TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

BE do të kufizojë reklamën politike në rrjetet sociale

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
BE do të kufizojë reklamën politike në rrjetet sociale

Së shpejti në BE pritet të ketë rregullore më të rrepta për reklamat politike në rrjetet sociale. Edhe ndikimi nga shtete të treta në zgjedhjet në vendet e BE do të ndalohet.

Mikrotargeting është prej kohësh pjesë e medieve sociale. Fjala është për reklamën që partitë politike e bëjnë me adresim tek grupe të caktuara të zgjedhëseve dhe zgjedhësve. Gjatë këtij lloj procesi grumbullohen të dhëna të personave ndër të tjera nga mediat sociale për t’i kontaktuar direkt grupet e caktuara. Këtë strategji të komunikimit politik, Barack Obama e ka përdorur që në vitin 2008. Por, ajo u përfol shumë e iu bë e ditur një opinioni të gjerë, kur u publikuan praktikat që përdorte agjencia e rrjeteve sociale, Cambridge Analytica. Kjo agjenci që ka punuar ndër të tjera për ekipin e zgjedhjeve të Donald Trump ka zotëruar në mënyrë jo ligjore të dhëna të miliona përdoruesve në Facebook.

Kufizim i Mikrotargeting

Kjo lloj reklame politike nuk do të jetë më e mundur në të ardhmen me një ligj të ri. Këtë javë si Këshilli i BE edhe Parlamenti Evropian ranë dakord për ligjin e ri, i cili duhet të votohet vetëm formalisht. Ky ligj parashikon që të dhënat e personit të prekur lejohet të mblidhen vetëm atëherë, kur ai ka rënë shprehimisht dakord për përdorimin e tyre për qëllime politike. Të dhëna të caktuara që japin informacion për përkatësinë etnike, qëndrimin politik apo orientimin seksual do të përjashtohen plotësisht, sipas një njoftimi për media të Parlamentit Evropian dhe Këshillit të BE.

Martin Emmer profesor i komunikimit në Universitetin e Lirë të Berlinit nuk e ka quajtur këtë fundin e mikrotargetingut. Për partitë ai është një instrument i rëndësishëm për të arritur votuesit në mediat sociale. Kjo nuk anashkalohet dot më. Tek rregulloret e reja bëhet fjalë sidomos për të penguar procese të fshehta të influencimit, sipas Emmer, me tyre edhe ato ku njerëzit “marrin mesazhe sipas situatës së tyre jetësore, dhe ku pas tyre nuk mund të kuptosh “asnjë ideologji partiake”.

Detyrim identifikimi si reklamë politike

Reklama politike duhet në të ardhmen të shënjohet që është e tillë. Rregullat e reja do të mundësojnë që të marrësh informacione, se kush ndodhet pas reklamës. Përtej kësaj në plan afatmesëm është e përcaktuar të krijohet një arkiv i reklamave politike i hapur për publikun.

Në të ardhmen do të zvogëlohet ndikimi i vendeve jashtë BE tek vendet anëtare. Në tre muajt para zgjedhjeve ose një referendumi, sipas njoftimit për shtyp të Parlamentit Evropian do të ndalohet që të financohet publiciteti elektoral nga vende të treta. Sipas raportuesit të Parlamentit Evropian, Sandro Gozi nga grupi liberal Renew në PE rregullat e reja do ta bëjnë të vështirë që aktorë të huaj të përhapin informacione të rreme dhe të intervenojnë në procese demokratike.

Mbrojtja nga ndikimi i huaj

Në Gjermani ky ligj mund të prekë votuesit me origjinë turke, të cilëve u adresohen politikanë turq. Edhe pse Rusia nuk përmendet me emër, bëhet fjalë edhe për përpjekjet ruse për të ushtruar ndikim në BE. Që para zgjedhjeve të kaluara në BE, Komisioni Evropian paralajmëroi nga përzierja ruse.

Studiuesi Emmer, dyshon se aktorët që iniciojnë një “luftë informacioni” do të tremben nga rregulloret e reja të BE. Megjithatë ai beson, se ato mundësojnë më shumë kontroll nga BE dhe vendet anëtare. Ai përshëndet krijimin e arkivit të reklamave politike, që i mundëson botës studimore të trajtojë efektivitetin e masave. Shumica e këtyre rregulloreve nuk ka për të hyrë në fuqi para zgjedhjeve evropiane vitin e ardhshëm. Aty parashikohet një afat tetëmujor që fillon, sapo vendet anëtare dhe Parlamenti Evropian t’i kenë miratuar formalisht ato./DW/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Vazhdon greva e punëtorëve në muzeun më të vizituar të botës

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Putin i quan udhëheqësit evropianë “derra të vegjël”, kërcënon me luftë nëse nuk dialog

Bregu Perëndimor: Mbi 50,000 palestinezë të bllokuar nga operacioni izraelit në Tubas

Ushtria izraelite arreston të paktën 40 palestinezë në Bregun Perëndimor të pushtuar

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Meloni: Marrëveshja për emigrantët me Shqipërinë do të funksionojë

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Von der Leyen: Në fillim të vitit të ardhshëm lëshojmë 205 milionë euro për Kosovën

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Mungesa e Agim Veliut në listë, gabim i madh për LDK-në

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Na vjen keq që Kosova po shkon sërish në zgjedhje, LDK-ja nuk është përgjegjëse për bllokadën

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Selmanaj: Nuk iu besoj fare deklaratave të Osmanit për heqjen e masave të BE-së

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

Emisioni “Info Nata” 17.12.2025

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

BE: Ballkani Perëndimor duhet të zgjidhë çështjet e personave të zhdukur dhe krimeve të luftës

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Osmani: BE vendosi t’i heqë të gjitha masat ndaj Kosovës, një pjesë hiqet sot pjesa tjetër në janar

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën