TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

BE dënon sulmet në veri: Çdo përdorim i forcës ndaj policëve të Kosovës është i papranueshëm

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Diplomati britanik paralajmëron incidente të tjera në veri të vendit

Lidhur me këtë, zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano i ka thënë Telegrafit se BE-ja dënon ashpër sulmet e fundit ndaj Policisë së Kosovës.

“Bashkimi Evropian dënon ashpër sulmet e fundit ndaj patrullave të Policisë së Kosovës. Policia e Kosovës është ofruesi kryesor i sigurisë dhe çdo përdorim i forcës ndaj policëve të saj është i papranueshëm”, ka thënë Stano në një përgjigje me shkrim.

Ai më tej ka kërkuar nga të gjithë që t’i shmangin spekulimet e panevojshme që sipas tij mund të shtojnë tensione të mëtejshme.

“I bëjmë thirrje të gjithëve që të shmangin spekulimet e panevojshme që mund të shtojnë tensione të mëtejshme, duke theksuar se hetimi i rastit do të bëhet nga organet përkatëse ligjzbatuese”, u shpreh Stano.

I pyetur se a mund të jetë në të ardhmen kjo çështje pjesë e temave të tryezës së dialogut, zëdhënësi i BE-së nuk ka dhënë përgjigje.

Ndërkaq sa i përket një takimit të ardhshëm që është përfolur në mes kryeministri Albin Kurti dhe presidentit serb Aleksandar Vuçiq, Stano u shpreh se “ne do të njoftojmë çdo takim të ardhshëm të dialogut kur është e nevojshme”.

Pas sulmit ndaj Policisë së Kosovës u shtuan patrullimet e Policisë së Kosovës në drejtim të Bërnjakut. Ministria e Punëve të Brendshme e pati cilësuar sulmin si akt terrorist që “është bërë me qëllim të frikësimit të zyrtarëve policorë por dhe të gjithë qytetarëve të Kosovës”.

Për sulmin në veri reagoi edhe kryeministri Albin Kurti.

“Për tri ditë resht, zyrtarë policorë të Kosovës janë sulmuar në pikën kufitare me Serbinë. Dje dhe sot herët, një breshëri plumbash dhe një granatë dore u hodhën drejt policisë sonë. Burimet tona e kanë identifikuar sulmin e djeshëm të ardhur nga Serbia”, ishte shprehur Kurti.

Edhe liderët e partive politike në Kosovë dënuan sulmet ndaj Policisë së Kosovës, duke i quajtur akte kriminale dhe të patolerueshme.

Për sulmin e fundit ndaj Policisë së Kosovës që ndodhi të martën më 26 prill, reagoi edhe Lista Serbe, e cila përmes një komunikate u bëri thirrje qytetarëve për vetëpërmbajtje.

“Ftojmë qytetarët të mos bien në provokime dhe të mos lejojnë incidente të tilla të rrezikojnë paqen aq të nevojshme në këtë rajon. Kush e ka bërë këtë nuk i mendon mirë popullit serb”, thuhej në reagimin e Listës Serbe.

Sulmet ndaj Policisë së Kosovës janë dënuar nga Ambasada amerikane në Prishtinë, Bashkimi Evropian dhe nga misioni paqeruajtës i NATO-s, KFOR, i cili ka shprehur gatishmëri për të ofruar asistencë.

Tags: BEPolicia e Kosovessulmet ne veri
ShareTweet

Postime të ngjashme

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

Problemet muskulore kthehen në makth, Ismajli rrezikon të humb “derbin shqiptar” në Serie A

Ismajli i kthehet Torinos ndaj Cremoneses

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

FSK realizon kursin “Medik Luftarak”

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

​Auditori identifikon mangësi në procesin e ndërtimit të një objekti në SHSKUK

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Osmani pret në takim Begajn: Kosova dhe Shqipëria të jenë gjithmonë pranë njëra-tjetrës

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

Trump premton ndërhyrje pas rikthimit të përleshjeve mes Tajlandës dhe Kamboxhias

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

“Mos heshtni ndaj dhunës” – Mesazhi i Haxhiut dhe Nagavcit për nxënësit

Kupa e Kosovës: Sot zhvillohen gjashtë ndeshje interesante

Duele në forta në 1/8 e Kupës së Kosovës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën