Golat e Jamal Musialas dhe Mathys Telit i kanë siguruar fitoren e pritur Bayernit. Të martën mbrëma, gjiganti gjerman fitoi 2:1 në udhëtim ndaj Copenhagenit. Bayerni te fitorja erdhi me shumë mund.
Skuadra daneze avancoi 1:0 në minutën e 55-të me golin e Lukas Leragerit.
Në minutën e 67-të, Jamal Musiala barazoi në 1:1. Ndërsa për 2:1 shënoi Mathys Tel në minutën e 83-të.
Për Bayernin është fitorja e dytë, pas asaj 4:3 ndaj Manchester Unitedit. Udhëheq në grup me gjashtë pikë. Copenhageni mbetet me një pikë.