Në Natën e Kadrit, e cila ndodhet në dhjetët ditët e fundit të Ramazanit, dhe cila ka vlerën sa një mijë muaj, ka ndodhur edhe zbritja e Kuranit.
Por përveç kësaj ndër veçantitë e kësaj nate është se në të bëhet edhe përcaktimi për atë se çfarë do të ndodhë.
Profesoresha në Fakultetin Studimeve Islame në Prishtinë, Valmira Batatina – Krasniqi , ka thënë se njëra nga kuptimet e fjalës kadër do të thotë përcaktim.
Ajo në emisioni Fanari në Tëvë 1 ka thënë se në këtë natë përcaktohet se çfarë do të ndodhë brenda një viti.
“Karakteristikë e Natës së Kadrit është se në të ka zbritur Kurani. Kjo natë është e begatë. Zoti thotë se Kurani ka zbritur në një natë të begatë. Është natë e përcaktimit, sepse njëra nga kuptimet e shprehjes kadër do të thotë përcaktim. Në këtë natë përcaktohet çështjet për një vit të ardhshëm. Nga kjo natë të mirat rrisku i njerëzve, lindjet vdekjet dhe çdo gjë që ka të bëjë përcaktohet në këtë natë”, ka thënë Batatina – Krasniqi.
Ajo thotë se ka mendime të komentatorëve se në këtë natë përcaktohet fatet e shteteve dhe të kombeve.
Ndërsa, duke folur për Natën e Kadrit se kur mund të jetë, Batatina – Krasniqi ka thënë se sipas mësimeve të profetit ajo është në netët tekë të dhjetë netëve të fundit të Ramazanit.
Sipas saj, disa nga shenjat që e dallojnë “Natën e Kadrit” nga netët tjera është se në këtë natë ashtu siç ka thënë profeti Muhamed, ‘“Nata e Kadrit është e kthjellët, nuk është e nxehtë por nuk është edhe e ftohtë. Në agimin e asaj nate rrezet e diellit janë më të lehtë”’, ka thënë ajo.