TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bastisja në shtëpinë e dëshmorëve Fazliu

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Dhomat e Specializuar në Hagë thonë se nuk kanë koment për bastisjen në familjen e dëshmorëve Fazliu

Gjykata Speciale në Hagë ka kryer sot (e marte) bastisje në banesën e familjarëve të dëshmorëve Bahri e Fahri Fazliu.

E njëjta banesë pretendohet që në kohën e luftës shërbente si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës.

Bastisja përfundoi pas 5 orëve ku Zyra e Prokurorit të Specializuar mori disa dokumente.

E në kohërat më të vështira për vendin tonë, kjo banesë në Prishtinë pretendohet shërbeu si bazë e Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, deri në përfundimin e luftës.

Paraditën e të martës, e njëjta ishte cak i një bastisje nga Gjykata Speciale e Hagës.

Pas njoftimit të avokatit të familjes lidhur me rastin, këtu erdhi nipi i heronjve Fazliu, Fahri Fazliu, i cili në qershor të vitit 2021 kishte marrë ftesë nga Zyra e Prokurorit të Specializuar në kuadër të Gjykatës Speciale, edhe pse në kohën e luftës ishte vetëm tetëvjeçar.

“Nuk jam lejuar të hy brenda. Brenda gjendet Fadili, Bahria, Gzimi, Majlinda (motra) që është liruar se është në punë dhe të tjerët janë të mbyllur brenda në banesë. Telefonat i kanë të gjithë të mbyllur”, tha Fahri Fazliu, nipi i heronjve.

Të kota këto bastisje i quajti avokati i familjes Fazliu, Artan Qekini.

“Dhomat e Specializuara kanë kryer sot një bastisje në banesën e familjarëve të heronjve, Fahri e Bahri Fazliu në Kodrën e Diellit në Prishtinë. Janë munduar kinse të sekuestrojnë prova të cilat atyre ju nevojiten për procedura të mëtutjeshme, mirëpo unë jam shumë i bindur se ata nuk kanë sekuestruar asnjë provë të vetme dhe se ka qenë një bastisje e kotë dhe humbje kohë për të gjithë ata”, tha avokati i familjes, Artan Qekini.

Sipas Qerkinit, Gjykata duhet të jetë më e kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje, sepse, siç tha ai, është cenim i privatësisë.

“Konsideroj se Gjykata duhet të jetë më kujdesshme në lëshimin e urdhrave për bastisje, sepse cenohet privatësia, në anën tjetër siç ndodhi me rastin më konkret, nuk kanë sekuestruar asnjë provë me relevancë për procedurën penale dhe për procedurat të cilat janë në rrjedhë e sipër pranë Dhomave të Specializuara”, u shpreh Qerkini.

Bastisja përfundoi pas 5 orëve, ku edhe u sekuestruan dokumente e gjësende të tjera.

“Gjërat që nuk ishin në letër për t’u konfiskuar, ato u konfiskuan”, ka thënë ai, duke shtuar se nuk kanë dyshime se për çfarë është kryer kjo bastisje. Kjo banesë ka shërbyer si bazë e UÇK-së deri në përfundim të luftës, por edhe sot është banesë e shoqërisë e shokëve tanë. Nuk ka kryeministër që nuk ka qenë këtu”, deklaroi familjari i dëshmorëve, Fadil Fazliu.

Sa i përket sjelljes së pjesëtarëve të Dhomave të Specializuara dhe të Zyrës së Prokurorit të Specializuar të Kosovës në Hagë, Fazliu ka thënë se ishte shumë korrekte.

Autore: Lendrina Kodrolli

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Zulfaj: Draft-statuti i asociacionit i propozuar nga BE, s’është obligues për Kosovën

Kënga serbe kundër Kosovës në aktivitetin e BE-së, Zulfaj: Skandaloze, presim shpjegim nga Kos

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Studentët shqiptarë në Maqedoninë e Veriut paralajmërojnë rikthimin e protestave

Kandiq thotë se një preson i kishte thënë se ekziston një varr masiv në Pasuljanske Livade

Kandiq: Serbia duhet të përballet me faktet për krimet ndaj shqiptarëve në Kosovë

Auto Draft

Segmenti M2 në gjendje të rënduar-ankohen qytetarët

Auto Draft

Aksident në Vushtrri, vetura hyri në garazhin e një banori

Auto Draft

“160 kate Burj Khalifa, 3476 shkallë” – Agim Agushi synon një tjetër rekord me 28 Nëntor në Dubai

Auto Draft

Dyshohet për mbetje mortore pranë varrezave të Miradisë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën