Jalen Riley arrin në Prizren
Riley është lojtari i radhës që i bashkohet Bashkimit.
Klubi nga Prizreni, të hënën e ka prezantuar amerikanin.
Riley ka përvojë të madhe në basketbollin evropian.
Riley luan në pozitën e 1/2 dhe është 182CM i gjatë.
34 vjeçari ishte pjesë e skuadrave të njohura si: Patrioti Levice(Sllovaki, Cholet(Francë), Porto(Portugali), VEF Riga(Letoni), PAOK e Peristeri(Greqi).
Riley këtë sezon, ishte pjesë e elitës izraelite me Elitzur Netanya ku ne 7 ndeshje pati mesatare prej 7 pikë e 3 asistime.











