Basketbollistët e Bashkimit, kanë shënuar fitore të vështirë në udhëtim ndaj Vëllaznimit.
Në ndeshjen e xhiros se 15-t të luajtur të mërkurën mbrëma në Gjakovë, Bashkimi triumfoi me shifrat 81:72.
Me këtë fitore, Bashkimi tubon 25 pikë, pesë më shumë se Vëllaznimi që mbetet në pjesën e poshtme të tabelës.
Përkundër që Vëllaznimi fitoi çerekun e dytë dhe të tretë, Bashkimit i mjaftoi epërsia e krijuar në çerekun e parë dhe të fundit për ta fituar ndeshjen.
Dequon Lake me 19 pikë e 8 kërcime ishte më efikasi te Bashkimi, ndërsa te Vëllaznimi u veçua Andrew Gordon me 21 pikë e 15 kërcime.
Ndeshja filloi me palestrën e mbushur dhe përfundoi me të zbrazët pas incicentit që ndodhi me të përfunduar çereku i dytë.
Ndihmëstrajneri i Bashkimit, Bledar Gjeçaj u godit me shishe në fytyrë, duke bërë që çereku i tretë mos të fillojë me kohë derisa të zbrazej palestra “Shani Nushi”.




