TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
25 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bashkëpunëtorët e Iranit krekosen me prodhimin e armëve në Lindjen e Mesme

nga tëvë1
2 vjet më parë
0
A A
Bashkëpunëtorët e Iranit krekosen me prodhimin e armëve në Lindjen e Mesme

Strategjia e Iranit në Lindjen e Mesme në thelb bazohet në një proverb të vjetër: Jepu bashkëpunëtorëve dhe partnerëve tuaj armë në mënyrë që ata të mund të luftojnë një betejë. Mësoi ata të bëjnë armë në mënyrë që të mund të luftojnë armiqtë tuaj përjetë.

Me grupet militante të mbështetura nga Irani që po marrin përsipër luftën e Republikës Islamike kundër Izraelit dhe Shteteve të Bashkuara, Teherani po sheh rezultatet e përpjekjeve të tij që t’iu mundësojë këtyre grupeve aftësi për të prodhuar vetë armë.

“Irani ka krijuar një rrjet të aleatëve dhe partnerëve në mbarë Lindjen e Mesme, nga huthit në Jemen, grupet pro-iraniane në Irak, grupet pro-iraniane në Siri, Hezbollahu në Liban e deri te Hamasi në Gaza”, tha Samuel Bendett nga Qendra për Analiza Detare, me seli në Virxhinia.

“Dhe [Teherani] në esencë dërgon atje teknologjinë e tij, ose ofron pjesë dhe ndihmë tjetër për zhvilluesit lokalë nga këto njësi, nga këto grupe, dhe ose i trajnon ata në Iran, ose i trajnon në lokacionet e tyre”.

Gjithnjë e më shumë këto grupe militante që mbështeten nga Teherani po i kthejnë sytë tek armët që i kanë prodhuar vetë, shpesh të bazuara në projekte iraniane apo të prodhuara ose montuara me ndihmën e Iranit.

“Tani këto grupe kanë shumë njohuri, të cilat ua ka dhënë Irani”, tha Bendett. “Tani ata, këtë njohuri po e përdorin kundër SHBA-së dhe aleatëve të saj në rajon”.

Lëvizja e Rezistencës Islamike që mbështetet nga Irani – grup palestinez, që njihet më shumë si Hamas dhe konsiderohet organizatë terroriste nga Shtetet e Bashkuara dhe Bashkimi Evropian – ka përdorur një gamë të gjerë të armëve të prodhuara në vend dhe ka përdorur taktika të avancuara në fushëbetejë gjatë sulmeve të saj të befasishme ndaj Izraelit më 7 tetor, që lanë të vrarë afër 1.200 persona.

Forcat e Mbrojtjes të Izraelit thanë se kanë gjetur mortaja dhe pajisje shpërthyese të prodhimit iranian, që ishin përdorur nga grupi radikal palestinez. Ushtria tha se këto armë u gjetën pas sulmeve të Hamasit dhe zyrtarët e ushtrisë izraelite kanë vlerësuar se deri në 10 për qind të armëve të përdorura në sulmet ndaj Izraelit, ishin prodhuar në Iran.

Por, shumica e armëve ishin prodhuar apo rafinuar nga Hamasi në Rripin e Gazës, përfshirë pushkët sulmuese, raketat, mortajat, predhat dhe municionet, thanë zyrtarët izraelitë të mbrojtjes.

Disa nga të paktën 19 bashkëpunëtorët dhe partnerët e Iranit në rajon, që janë pjesë e të ashtuquajturit bosht të rezistencës, po ashtu kanë përdorur armë me origjinë iraniane – apo që janë prodhuar në lokacionet ku gjenden grupet me ndihmën e Iranit – kundër Izraelit dhe trupave amerikane që gjenden në rajon që nga sulmet e Hamasit.

Këto grupe militante janë mburrur me nivele të ndryshme të fuqisë së zjarrit që kanë në arsenalet e tyre. Arsenalet e tyre përbëhen nga armë të epokës sovjetike, iraniane, të prodhuara nga vetë ata, por që bazohen në dizajnet iraniane. Përderisa Irani mohon se u dërgon këtyre grupeve direkt armë, shumë nga raketat apo armët e tjera janë të ngjashme me atë që prodhohen nga Irani.

Hezbollahu libanez mburret se ka arsenalin më të frikshëm të predhave nga të gjithë bashkëpunëtorët e Teheranit, përfshirë këtu raketa që i ka prodhuar vetë ose që i ka modifikuar. Që nga 7 tetori, Hezbollahu ka lëshuar qindra raketa drejt Izraelit.

Rebelët huthi në Jemen, që mbështeten nga Irani, kanë pretenduar se kanë lëshuar raketa balistike dhe lundruese, por edhe dronë drejt Izraelit. Më 8 nëntor, Pentagoni njoftoi se një dron vëzhgues i ushtrisë amerikane u rrëzua në brigjet e Jemenit nga forcat huthi.

Në përgjigje ndaj mbështetjes që SHBA-ja i ka dhënë sulmit hakmarrës tokësor izraelit dhe bombardimeve në Rripin e Gazës të kontrolluar nga Hamasi, bashkëpunëtorët e Iranit në Irak dhe Siri kanë kryer 58 sulme ndaj forcave amerikane muajin e kaluar, tha Pentagoni.

Teherani ka mohuar se është përfshirë në sulmet e Hamasit, dhe në fillim të nëntorit lideri suprem i Iranit, Ayatollah Ali Khamenei, raportohet se i ka bërë presion liderit të Hamasit, Ismail Haniyeh, që të heshtë zërat që bëjnë thirrje që Irani dhe Hezbollahu t’i bashkohen luftës Izrael-Hamas.

Sipas burimeve të cituara nga Reuters, Khamenei gjatë një takimi me Haniyeh në Teheran, ka deklaruar se Irani do të vazhdojë t’i ofrojë mbështetje politike dhe morale Hamasit, por nuk do të futet drejtpërdrejtë në konflikt.

Por, Irani publikisht është mburrur lidhur me ndihmën ushtarake që i ka dhënë Hamasit në vitet e fundit. Dhe pavarësisht sanksioneve ndërkombëtare dhe bllokadës tokësore dhe detare në Rripin e Gazës që u vendos nga Izraeli dhe Egjipti më 2005, ekspertët kanë thënë se është e qartë që Teherani ka ofruar ndihmë që Hamasi të rrisë kapacitetet luftuese.

Analisti politik nga Lindja e Mesme, Ahmed Fouad Alkhatib, i tha REL-it se Hamasi ka ndërtuar arsenalin e tij duke vjedhur armë nga kolonët e evakuuar izraelitë në Rripin e Gazës apo duke i blerë ato në Izrael, duke kontrabanduar armë dhe materiale të tjera përmes kufirit me Egjiptin dhe duke i prodhuar vetë dronët, raketat dhe lloje të ndryshme municionesh.

Por, sipas tij, ka pak dëshmi se ka ndodhur ndonjë kontrabandë e armëve nga deti, që kur Hamasi mori kontrollin e Rripit të Gazës më 2007. Kontrabanda nga Egjipti, që arriti kulmin pas revolucionit egjiptian më 2011, ka rënë ndjeshëm pasi Qeveria e Vëllazërisë Myslimane u rrëzua nga pushteti më 2013 dhe që atëherë kontrabanda “është zvogëluar”.

Megjithatë, Alkhatib tha se “armët dhe arsenali që Hamasi ka tani është ndërtuar për më shumë se një dekadë” dhe grupi radikal ka përfituar nga mijëra tonë armë të kontrabanduara dhe materiale që mund të përdoren për të prodhuar armët e veta.

“Edhe nëse do të ndalej kontrabanda, ajo janë të mjaftueshme për t’i ofruar Hamasit dhe grupeve të tjera aftësi për të shkaktuar dëm, siç e pamë më 7 tetor, dhe siç po e shohim në betejat mbrojtëse ndaj trupave izraelite”, tha Alkhatib, shtetas amerikan nga Gaza.

Përderisa Hamasi historikisht është përqendruar në ndërtimin e stoqeve me pushkë dhe mitraloz, tha ai, ky grup e ktheu vëmendjen në zhvillimin e aftësive kinetike – përfshirë minat, pajisje shpërthyese të improvizuara, raketa kundër tankeve dhe granatahedhës.

Hamasi ka investuar po ashtu shumë në zhvillimin e raketave me rreze të gjatë veprimi dhe dronëve të ndryshëm.

Hamasi ka pasur një përçarje me Teheranin, përfshirë edhe për mbështetjen e grupit ekstremist për kryengritjen siriane në vitin 2011, tha Alkhatib.

Por, Yahya Sinwar, lider i Hamasit në Gazë, e riafroi grupin me Teheranin “sepse ata e kanë kuptuar se pa Iranin, aftësitë e tyre ushtarake nuk kanë gjasa që të vazhdojnë të zhvillohen”./REL

ShareTweet

Postime të ngjashme

Shqipëria dhe Turqia marrëveshje të re në fushën e mbrotjes

Shqipëria dhe Turqia marrëveshje të re në fushën e mbrotjes

Britania, Japonia dhe 26 shtete të tjera me deklaratë të përbashkët: Lufta në Gaza “duhet të përfundojë menjëherë”

Franca dënon ashpër ofensivën izraelite në Gaza, paralajmëron për rrezikun e urisë

Delegacioni ukrainas takohet me Erdoganin përpara bisedimeve të paqes me Rusinë në Stamboll

Delegacioni ukrainas takohet me Erdoganin përpara bisedimeve të paqes me Rusinë në Stamboll

BE-ja hap grupkapitullin e fundit me Shqipërinë, Rama: Progres i vazhdueshëm dhe dinamik

BE-ja hap grupkapitullin e fundit me Shqipërinë, Rama: Progres i vazhdueshëm dhe dinamik

Shqipëria dhe Turqia marrëveshje të re në fushën e mbrotjes

Shqipëria dhe Turqia marrëveshje të re në fushën e mbrotjes

Kërkohet paraburgim ndaj personit që hodhi lëndë djegëse në parkingun e veturave të policisë

Arrestohet drejtori i Urbanizmit dhe tre zyrtarë të tjerë në Gjakovë

Xhudistët Fazliu dhe Cena, në Lojërat Universitare Botërore në Gjermani

Xhudistët Fazliu dhe Cena, në Lojërat Universitare Botërore në Gjermani

As xhudo nuk sjell medalje nga Festivali olimpik për të rinj, në Shkup

As xhudo nuk sjell medalje nga Festivali olimpik për të rinj, në Shkup

2 Korriku fillon garën në “Youth League” nga raundi i dytë kualifikues për sezonin 2025-26

2 Korriku fillon garën në “Youth League” nga raundi i dytë kualifikues për sezonin 2025-26

Gazetarja Qeqa Krelani reagon pas “sulmeve” të nënës së Edon Zhegrovës

Gazetarja Qeqa Krelani reagon pas “sulmeve” të nënës së Edon Zhegrovës

A do ta votojë LDK-ja Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit?-flet Ekrem Hyseni

A do ta votojë LDK-ja Fatmir Limajn për kryetar të Kuvendit?-flet Ekrem Hyseni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X