Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Dimal Basha ka thënë se Trepça asnjëherë nuk ka marrë mbështetje më shumë se sa me Qeverinë Kurti.
Basha tha se minatorët e Trepçës kanë pagat më të larta në rajon.
“Pas krejt propagandës, ka rëndësi qytetarët me ditë që Trepça asnjëherë nuk ka pasur më shumë mbështetje se sa me Qeverinë Kurti! Për dy vite ka pasur mbi 20 milion euro mbështetje nga qeveria! Gjithashtu, minatorët në Trepçë kanë pagat më të larta në rajon, ku paga mesatare sillet 1,250 euro, derisa në Maqedoni paguhen 600 euro e në Shqipëri 585 euro!”, ka shkruar Basha në Facebook.
Ndryshe, pesë minatorë të Trepçës, të cilët kanë hyrë në grevë që katër ditë në horizontet e minierës, janë dërguar në Emergjencën e Spitalit të Mitrovicës, pasi iu është përkeqësuar gjendja shëndetësore.
Lajmin e ka bërë të ditur për teve1.info, nënkryetar i Sindikatës së minatorëve të Trepçës, Destan Kërleshi.
Ai tha se përkundër kësaj minatorët e “Trepçës”, do të vazhdojnë grevën.
Ai ka përsëritur kërkesat e minatorëve e që janë realizimi i pagave me kohë, shkarkimi i menaxhmentit si dhe sigurim shëndetësor.
Pesë minatorëve u përkeqësohet gjendja shëndetësore, dërgohen në Emergjencë







