TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Barrikadat në veri, nuk dihet nëse po zhvillohen hetime

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
KQZ cakton afatet për zgjedhjet në veri

Prokuroria Speciale nuk dihet nëse ka filluar hetimet për 16 barrikadat që ishin vendosur në veri të vendit në dhjetorin e vitit të kalaur. Informacione në lidhje me këtë, nuk ka ekzekutivi e as legjislativi.

Deputetët e pushtetit dhe opozitës thonë se personat e përfshirë në pengimin e rrugës dihen dhe se deri më tani do të duhej të nisnin hetimet. Ndërkaq, kryeministri Albin Kurti ka deklaruar se Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë ka dërguar dëshmi e fakte, por nuk ka ende aktakuzë.

KosovaPress ka adresuar pyetje në Prokurorinë Speciale, për çka ka pritur me javë përgjigje dhe një gjë e tillë nuk ka ndodhur.

Informacion të tillë nuk ka as Komisioni për Siguri, për çka deputeti i shumicës, Mefail Bajqinovci kritikon Prokurorinë Speciale.

“As zyrtarisht, e as jo zyrtarisht e as në media nuk ka qenë që Prokuroria Speciale ka nisur ndonjë hetim apo edhe e ka arrestuar dikë për pengim të personave zyrtarë dhe bllokim të rrugëve në veriun e Kosovës, në Mitrovicë dhe në disa qytete andej. Deri më sot krejt çfarë kemi parë është që kur ka ndonjë problem brenda institucioneve tona, Prokuroria jonë e arreston menjëherë nëse ka nevojë policin tonë, kurse kur jemi tek barrikadat, tek njerëzit të cilët e kanë penguar dhe kanë gjuajtur në drejtim të policisë dhe kanë bërë rrezikim të jetës, nuk kemi asnjë informatë dhe nuk kemi as arrestim, e as hetim, e as asgjë hiç”, thotë Bajqinovci.

Këto organizime të serbëve në veri të vendit, siç shprehet Bajqinovci, dihet që janë të orkestruara nga Lista Serbe.

Edhe deputeti i PDK-së, Rashit Qalaj shprehet se personat të cilët kanë penguar lëvizjen në veri, përmes barrikadave kanë qenë të armatosur.

“Nuk kemi ndonjë informatë në lidhje me nisjen eventuale të hetimeve, në lidhje me personat që kanë bllokuar rrugët për një kohë të gjatë. Personat që edhe nëpërmjet mediave elektronike e kemi parë që kanë qenë të armatosur dhe personat të cilët thjesht e kanë bërë kufizimin e lëvizjes, sidomos për Policinë e Kosovës. Personat e përkrahur nga Lista Serbe, nga shteti i Serbisë dhe nga strukturat atje të kriminalizuara. Ju e dini që ka qenë një marrëveshje e fshehtë mes Qeverisë së Kosovës dhe faktorit ndërkombëtar dhe Qeverisë së Serbisë për tërheqjen e këtyre barrikadave. Po ashtu, ne si PDK kemi shprehur zhgënjimin tonë dhe po ashtu shqetësimin tonë në lidhje me këtë marrëveshje dhe në lidhje me një amnistie që iu është bërë personave që kanë qenë në ato barrikada”, shprehet Qalaj.

Më tej, ish-drejtori i Policisë së Kosovës deklaron se është detyrë e Drejtorisë së Intelegjencës dhe AKI-së, që sigurojë fakte në lidhje me këtë çështje.

“Është detyrë edhe Drejtorisë së Intelegjencës së Policisë së Kosovës edhe AKI-së, që të sigurojnë sa më shumë fakte, për të gjithë ata që kanë qenë në ato barrikada. Por, realisht ju keni parë edhe një deklarim nga faktori ndërkombëtar, i cili ato barrikada i ka quajtur paqësore, krejtësisht e papranueshme. Meqë të gjithë e dinë që ato barrikada kanë qenë me njerëz të armatosur, me të kaluar kriminale, me njerëz nga shërbimet e Serbisë, njerëz që kanë ardhur nga jashtë Kosovës që thjesht kanë bërë kërcënimin edhe fizik të pjesëtarëve të PK-së”, shton ai për KosovaPress.

Për mos-fillimin e hetimit në lidhje me barrikadat ka folur edhe kryeministri Albin Kurti. Ai ka thënë se është informuar nga Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë, se kanë dërguar fakte e dëshmi për shkeljet e panumërta që janë bërë në veri të Kosovës.

“Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë pa numër dëshmi, pa numër fakte, i ka dërguar prokurorisë gjatë muajit dhjetor dhe janar, për 16 barrikadat e strukturave paralele në veri të Kosovës. asnjë aktakuzë, Si është e mundur që Agjencioni i Kosovës për Intelegjencë i dërgon aq shumë fakte prokurorisë tonë dhe ajo nuk vepron kundrejt atyre të cilët në mënyrë kriminale, me uniforma të zeza, në lidhje me vagnerin rus të dirigjuar nga Beogradi, i vendosën barrikadat, ndërkohë që prapa tyre ishin të armatosur. Asnjë aktakuzë”, shprehet ai.

Në dhjetor të vitit të kaluar, disa grupe të serbëve kishin ngritur barrikada në veri të Kosovës për të kundërshtuar arrestimin e ish-policit, Dejan Pantiq./kp

ShareTweet

Postime të ngjashme

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj, shkaku i një defekti

Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

​Zbulohet fati i Pallatit të Rinisë, investimi gjigant prej 50 milionë eurosh dhe afati kur pritet të përfundojë gjithçka

​Zbulohet fati i Pallatit të Rinisë, investimi gjigant prej 50 milionë eurosh dhe afati kur pritet të përfundojë gjithçka

KRU “Mitrovica” paralajmëron ndërprerje të furnizimit me ujë në disa zona

Ndërpritet përkohësisht uji i pijshëm në Skenderaj, shkaku i një defekti

Diplomati iranian: Fuqia e Teheranit buron nga guximi për t’u thënë “jo” fuqive të mëdha

Diplomati iranian: Fuqia e Teheranit buron nga guximi për t’u thënë “jo” fuqive të mëdha

Ushtria e Kosovës në provën finale

Ushtria e Kosovës në provën finale

Alarmi për bombë në Kuvend, njohësit: Çdo kërcënim të merret seriozisht

KEK thotë se për dy muaj ka prodhuar 110 mijë MWh më shumë se para një viti

40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht

40 miliardë euro në Bitcoin shpërndahen aksidentalisht

​Zbulohet fati i Pallatit të Rinisë, investimi gjigant prej 50 milionë eurosh dhe afati kur pritet të përfundojë gjithçka

​Zbulohet fati i Pallatit të Rinisë, investimi gjigant prej 50 milionë eurosh dhe afati kur pritet të përfundojë gjithçka

Hamas: Nuk ka çarmatim teksa Izraeli vazhdon pushtimin e Gazës

Hamas: Nuk ka çarmatim teksa Izraeli vazhdon pushtimin e Gazës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën