TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
18 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Barrikadat bllokuan dialogun

nga tëvë1
3 vjet më parë
0
A A
Vazhdon barrikadimi i veriut

Në partinë në pushtet e akuzojnë Serbinë se përmes strukturave kriminale atje po përpiqet të krijojë rrethana që justifikojnë mospjesëmarrjen e saj në dialog.

Mirëpo, nga opozita dhe shoqëria civile thonë se për uljen e tensioneve në veri dhe largimin e barrikadave, Kosova do të përfundojë në një raund të ri të dialogut në Bruksel për çështje të brendshme.

Reklamë

Ndërkohë, Bashkimi Evropian thotë se janë të angazhuar për de-eskalimin e situatës në veri, por nuk tregojnë nëse do të thërrasin palët në diskutim për këtë çështje.

Deputeti i Lëvizjes Vetëvendosje, Adnan Rrustemi, thotë për KosovaPress, se veprimet që po ndodhin në veri të Kosovës nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Serbia, po shpërfaqin përpjekjet e saj për të minuar procesin e dialogut dhe për të pamundësuar arritjen e marrëveshjes mbi bazën e planit franko-gjerman.

“Veprimet që po ndodhin në pjesën veriore të Kosovës nga strukturat kriminale të dirigjuara nga Beogradi zyrtar, në njërën anë manifestojmë pafuqinë e këtyre strukturave kriminale të Serbisë, ndërsa në anën tjetër po shpërfaqin përpjekjen e Serbisë për të minuar procesin e dialogut dhe pamundësuar marrëveshjen finale me njohje reciproke në qendër. Serbia po përpiqet të krijojë rrethana të tilla që justifikojnë mospjesëmarrjen e saj në dialog dhe për të shmangur marrëveshjen. Veprimet janë të pashpresa, dëshpëruese ato po lexohen saktë edhe nga bashkësia ndërkombëtare, përditë e më shumë”, deklaron Rrustemi.

Mirëpo, deputetja opozitare e Partisë Demokratike të Kosovës, Ariana Musliu-Shoshi, thotë se Qeveria e Kosovës në mungesë të koordinimit me aleatët ndërkombëtarë e ka sjellë vendin në një situatë, ku për territorin e brendshëm që duhet të ushtrohet sovranitet, e fut në diskutim me Serbinë.

“Situata në veri është mjaft fragjile, ne jemi shumë të vetëdijshëm si PDK dhe opozitë për këtë punë. Do të thosha, kjo është një pikë ku nuk do të kishim dashur të shohim as qeverinë dhe as shtetin tonë, pasi flitet për territorin dhe qytetarët tanë që jetojnë në Kosovë. Vlerësoj se zotëri Kurti, para se të merrte vendime, para se të vinte në këtë pikë me veriun është dashur që patjetër të kishte koordinim të ngushtë me ShBA-në dhe vendet anëtare të BE-së. Duke mos pasur koordinim dhe epilog sa i përket kësaj teme ne jemi këtu në një status-qou, ku për territorin tënd të brendshëm në vend që të ushtrosh sovranitet e fut në diskutim me Serbinë. Kjo është një çalim shumë i madh i qeverisë tregon një mosdije dhe mungesë të strategjisë”, thekson ajo.

Ndërkohë, Arbër Fetahu nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, thotë për KosovaPress, se situata në veri e ka penalizuar diskutimet për planin franko-gjerman për dialogun.

“Kemi një bllokadë de-fakto të pjesës veriore me anë të barrikadave. Po shpërfaqet pozicioni i Serbisë e cila nuk dëshiron të ketë një dialog të mirëfilltë, në kuptimin që Kosova të ushtrojë sovranitetin e saj ligjor dhe kushtetues në pjesën veriore. Në një formë e ka penalizuar edhe dialogun Kosovë-Serbi me këto bllokada. Konsideroj se kjo çështje nëse nuk zgjidhet nga ana e KFOR-it dhe institucioneve në Kosovë me largimin e barrikadave në mënyrë fizike ose largohen vet nga faktori serb. Atëherë do të duhet një raund i negociatave që do të ketë temë edhe largimin e barrikadave që është fatkeqësi, pasi është mirë që energjitë të drejtohen drejt marrëveshjes finale”, thotë ai.

Kurse zëdhënësi i Bashkimit Evropian, Peter Stano, në një përgjigje për KosovaPress, thotë se janë të angazhuar plotësisht në lehtësimin e de-eskalimin e situatës në veri.

“BE-ja, së bashku me partnerët e saj vazhdon të angazhohet plotësisht në lehtësimin e de-eskalimit të situatës në veri të Kosovës në mënyrë që të sigurohet një mjedis i sigurt, i qetë, dhe liria e lëvizjes për të gjithë qytetarët në Kosovë. Përfaqësuesi i lartë, Borrell ishte shumë i qartë javën e kaluar se barrikadat duhet të hiqen. Borrell dhe Lajçak janë në kontakt të vazhdueshëm me të gjithë akterët dhe do të vazhdojnë ta bëjnë këtë, pikërisht siç e ka përshkruar tashmë Përfaqësuesi e Lartë. Kur është fjala për takimet e radhës të dialogut, si gjithmonë, ne do të njoftojmë nëse ka dhe kur të jetë e përshtatshme”, thuhet në përgjigjen e tij për KosovaPress.

Po bëhen dy javë që kur janë ngritur barrikadat në veri, njëkohësisht edhe mbyllur dy pikat kufitare në Jarinje dhe Bërnjak.

Serbët lokalë atje bllokuan rrugët, pas arrestimit të një ish-polici serb të Kosovës nga Policia e Kosovës, pasi dyshohet për kryerjen e veprave terroriste dhe sulm ndaj rendit kushtetues./KP/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

​Parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 30°C, moti për nesër

Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Zvogëlohen pritjet në pikat kufitare për dalje nga Kosova

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Pa marrëveshje politike, Nisma nuk do të votojë asnjë kandidat

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Nimani: Kandidatura e Dimal Bashës ishte befasi për opozitën dhe pozitën

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

Leon Avdullahu i thotë “po” Kosovës, refuzon Zvicrën

“Info Nata” – 25.08.2025

“Info Nata” – 25.08.2025

Liverpooli fiton lojën e tensionuar e me shumë rivalitet ndaj Newcastle Utd

Liverpooli fiton lojën e tensionuar e me shumë rivalitet ndaj Newcastle Utd

​Parashikimi i motit për sot

Temperaturat deri në 30°C, moti për nesër

“Matrix”- 25.08.2025

“Matrix”- 25.08.2025

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X