TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Barcelona, “sulm total” në merkaton e verës/ Xavi pret takimin me Laporta-n

by tëvë1
4 vjet ago
0
A A
Barcelona, “sulm total” në merkaton e verës/ Xavi pret takimin me Laporta-n

Suksesi në Santiago Bernabeu mund të ketë shumë vlera për Barcelonën, jo vetëm në renditje apo në moralin e skuadrës. Tekniku, Xavi Hernandez beson se triumfi në Madrid i ka rritur ndjeshëm kreditet skuadrës për të bindur norvegjezin e Dortmund, Erling Haaland që të transferohet në Barcelonë dhe jo vetëm. Sulmuesi është objektivi kryesor dhe primar për katalanasit, të cilët janë totalisht të fokusuar për të siguruar shërbimet e një prej lojtarëve më premtues të momentit.

Në vazhdimësinë e këtij misioni, Laporta dhe Xavi do të takohen për të biseduar pikërisht për këtë çështje, por edhe për merkaton në tërësi, por kryefjala mbetet Haaland. Tashmë dihet, për shërbimet e norvegjezit e interesuar nuk është vetëm Barcelona, por edhe Manchester City, Real Madrid apo edhe Bayern Munchen, ndaj Xavi kërkon të përshpejtojë, për të bërë hapa konkretë, ndërsa ish-kapiteni i Barcelonës beson se rritja e skuadrës në muajt e fundit, mund të jetë një sinjal konkret për vetë lojtarin.

Gjithsesi, në ditët e fundit, nga zyrat e klubit është mësuar se drejtuesit po punojnë edhe për planet e tjera rezervë, nëse Haaland refuzon Barçën. Mohamed Salah dhe Robert Lewandowski janë emrat e parë që janë në tryezën e klubit, me egjiptianin i cili ende nuk ka rinovuar kontratën e re me Liverpool dhe me polakun, i cili mund të jetë gati për një aventurë të re, larg Gjermanisë.

Te katalanasit nuk diskutohet vetëm për sulmin, por edhe për repartet e tjera, në mbrojtje, Xavi dëshiron kapitenin e Chelsea, Cesar Azpilicueta dhe mbrojtësin e Ajax, Noussair Mazraoui. Spanjolli mund të mbyllë aventurën në Londër për shkak të problemeve që klubi po has në muajit e fundit për shkak të presidentit Abramovich, ndërsa marokeni 24-vjeçar është një dëshirë e teknikut, për të përforcuar repartin defensiv, jo vetëm me cilësi, por edhe me siguri, pasi Mazraoui ka shumë vite përpara.

Vera pritet të jetë e nxehtë, jo vetëm në hyrje, por edhe në dalje, ndërsa Xavi dhe Laporta do të diskutojnë në ditët në vazhdim, për të studiuar situatën e klubit dhe për të bërë gati identitetin e ri të Barcelonës, për të lënë pas vështirësitë e këtij sezoni.

ShareTweet

Postime të ngjashme

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Maguire vazhdon kontratën me “Djajtë e kuq”

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Sensacioni i Ligës së Kampionëve interesohet për portierin e Kosovës, Bodø/Glimt e kërkon Amir Shaipin

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Conte paraqet kandidaturë për përzgjedhës të Italisë

Presidenca organizon disa aktivitete në 19-vjetorin e vdekjes së Rugovës

Presidenca me profile të reja zyrtare në rrjetet sociale

Protesta e banorëve në kryeqytet-gjykata i njeh si pronarë, komuna nuk ua bartë pronën

Protesta e banorëve në kryeqytet-gjykata i njeh si pronarë, komuna nuk ua bartë pronën

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

​Formacionet zyrtare Real Madrid – Bayern Munich

Siguria në katër komunat veriore gjatë vitit 2025

Arrestohen dy persona të dyshuar si punëtorë të Postës së Serbisë në veri të Mitrovicës

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Flet personi që e nxori gruan shtatzënë nga vetura në Liqenin e Livoqit

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Nënën e paralizuar e gruan me diabet, Azem Bilallin e sfidon jeta

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Policia nis hetimet, si të tejkalohet problemi me njehsorët elektrik?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën