Drejtuesit e Barcelonës kanë ndërruar mendje në lidhje me mesfushorin Frenkie De Jong.
De Jong që ishte në listën e largimeve, pritet së shpejti të firmos kontratë të re me Barcelonën.
Mësohet se Barça i ka ofruar 27-vjeçarit kontratë të re trevjeçare, me të cilën do të mbetetr pjesë e klubit deri në verën e vitit 2028.
Me kontratën e re, De Jong do të ketë pagë vjetore prej 19 milionë eurosh dhe gjasat janë të mëdha që marrëveshja të arrihet.
Ai iu bashkua Barcelonës në vitin 2019 dhe kontrata aktuale i skadon vitin tjetër, ndërsa këtë sezon ka shënuar 2 gola dhe ka bërë 1 asistim në 28 paraqitje.