TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

​Barbano: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione

by TËVË 1
2 orë ago
1
A A
​Barbano: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione

Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano deklaron se situata e sigurisë në veri të vendit është e qetë dhe stabile, megjithatë konsideron që ka ende sfida dhe “nxitës të mundshëm për tensione”. Autoritetet vendore, ai thotë se duhet t’i adresojnë këto dhe të zgjidhen përmes dialogut. Në intervistën për KosovaPress, Barbano thotë se ani pse nuk ka më mandat ekzekutiv, roli i EULEX-it në rast të tensioneve është i reaguesit të dytë të sigurisë. Ai flet edhe për manipulimin me vota në zgjedhjet e fundit, sundimin e ligjit dhe nëse po arrin Kosova të luftojë korrupsionin.

Nga zgjedhjet lokale të 12 tetorit ka ndryshuar udhëheqësia në komunat veriore. Atje udhëheq Lista Serbe, e cila gëzon mbështetjen nga Beogradi zyrtar. Shefi i misionit të EULEX-it në Kosovë, Giovanni Pietro Barbano tregon nëse mund të ketë ndikim kjo në situatën e sigurisë në veri.

“Situata e sigurisë në Kosovë në periudhën e fundit mund të konsiderohet e qetë dhe stabile. Ne e shohim pozitivisht kthimin e kryetarëve serbë të Kosovës në detyrë pas zgjedhjeve lokale dhe hapjen e kanaleve të komunikimit mes tyre dhe Policisë së Kosovës. Sigurisht që ka ende sfida dhe nxitës të mundshëm për tensione, por përmes dialogut dhe mbështetjes së institucioneve evropiane, besojmë se ato mund të adresohen në mënyrë paqësore….Ka ende sfida që duhet adresuar, sidomos në integrimin e plotë të komuniteteve pakicë dhe garantimin e të drejtave të tyre brenda sistemit të Kosovës. Kjo kërkon rregullore, marrëveshje dhe diskutime që mund të zgjidhen vetëm përmes dialogut”, deklaron Barbano.

Në rast të tensioneve dhe përshkallëzimit të situatës në veri, Barbano tregon se cili është roli i EULEX-it.

“Roli ynë është ai i reaguesit të dytë të sigurisë. Nëse, shpresojmë jo, ndodhin trazira serioze civile dhe Policia e Kosovës kërkon ndihmë, ne mund të dislokohemi për ruajtjen e rendit publik dhe kontrollin e turmave. Por kjo është masa e fundit; më parë përdorim mjete dialogu, ndërmjetësimi dhe negocimi”, shprehet ai.

Në anën tjetër, në gjithë Kosovën po vazhdon rinumërimi i votave për kandidatët për deputetë, pasi është vërtetuar që ka pasur manipulim të votave. Madje, të premten në Prizren është zhvilluar një aksion nga Prokuroria Themelore, ku janë ndaluar 109 persona.

Barbano thotë për KosovaPress se “është për të ardhur keq”, që ka pasur raste të tilla të keqpërdorimeve.

“Sa u përket zhvillimeve pas zgjedhjeve të fundit, nuk do të komentoja shumë në këtë fushë, pasi nuk është pjesë e mandatit tonë dhe ka institucione të tjera përgjegjëse. Megjithatë, një vërejtje e vetme është se është shumë pozitive që institucionet e Kosovës kanë qenë në gjendje t’i identifikojnë vetë mangësitë dhe t’i adresojnë ato. Kjo dëshmon se sistemi demokratik është i qëndrueshëm. Është për të ardhur keq që kjo ka ndodhur, por, siç e kam theksuar gjatë takimit tim me koordinatoren nacionale të Prokurorisë së Shtetit, znj. Laura Pula, fakti që është zbuluar dhe po trajtohet në nivelin e duhur është një zhvillim shumë pozitiv. Përgjegjësia për trajtimin e këtyre çështjeve u takon plotësisht autoriteteve të prokurorisë dhe Komisionit Qendror të Zgjedhjeve”, thotë ai.

Më 28 dhjetor janë mbajtur zgjedhjet e parakohshme, për çka Barbano thotë se po ndjekin me vëmendje këto zhvillime dhe se presin formim sa më të shpejt të institucioneve.

“Së pari, ne presim që konstituimi i kuvendit të bëhet shpejt dhe pa pengesa, në përputhje me udhëzimet e Gjykatës Kushtetuese për zgjidhjen e disa çështjeve, dhe që një qeveri funksionale të formohet sa më parë. Natyrisht, ekzistojnë disa sfida që lidhen me rinumërimin e votave, si dhe me afatet e shkurtra para zgjedhjes së presidentit. Prandaj, ne po i ndjekim me vëmendje këto zhvillime, pasi zgjidhja e tyre është thelbësore për ndërtimin e institucioneve dhe të kornizës ligjore për të ardhmen…….[Nga qeveria dhe institucionet e reja, përfshirë Kuvendin e ri] ne presim që pozitat drejtuese që për një kohë të gjatë janë mbajtur me ushtrues detyre të plotësohen me menaxherë të rregullt, në mënyrë që të sigurohet një vizion afatgjatë për projektet dhe nevojat në vazhdim”, thekson ndër tjera ai.

Misioni i Bashkimit Evropian për Sundim të Ligjit në Kosovë nuk ka mandat ekzekutiv në Kosovë që nga viti 2018. Tani, Barbano thotë se qëllim kryesor kanë monitorimin e të gjithë zinxhirit të drejtësisë.

Zbatimi i ligjit në Kosovë, sipas tij, shpesh has në sfida për arsye siç i përmend ai “procedurale dhe ndërhyrjeve të papërshtatshme”. Këto sfida, Barbano thotë se janë cekur qartazi edhe në raportin e vitit të kaluar për monitorimin e drejtësisë.

“Sistemi i drejtësisë në Kosovë mbështetet në një kornizë ligjore shumë të zhvilluar dhe të avancuar, të frymëzuar nga standardet më të larta në Evropë dhe në botë. Megjithatë, ekziston një dallim ndërmjet kornizës ligjore dhe zbatimit të saj, i cili herë pas here rezulton sfidues për arsye strukturore, procedurale, për shkak të ndërhyrjeve të papërshtatshme apo faktorëve të tjerë”, thotë ndër tjera Barbano.

Ndër tjera, Barbano në intervistën për KosovaPress, tregon nëse ka pasur rritje të rasteve që kërkojnë ndërhyrjen e EULEX-it.

“Edhe pse nuk kemi më funksion ekzekutiv, veçanërisht në fushën e sigurisë, ne ende kemi rolin e reaguesit të dytë të sigurisë, i cili aktivizohet vetëm me kërkesë të shprehur nga Policia e Kosovës. Ky rol kërkon edhe aftësinë për të pasur vetëdije për situatën dhe për të identifikuar tensione të mundshme në terren. Për këtë arsye, kemi prani të njësive tona policore, kryesisht në veri, por edhe në pjesë të tjera të Kosovës kur është e nevojshme, përmes patrullimeve vëzhguese. Ne trajnohemi vazhdimisht me Policinë e Kosovës dhe KFOR-in për të garantuar ndërveprueshmëri dhe bashkëpunim në raste nevoje. Gjatë zgjedhjeve lokale kemi dislokuar edhe njësinë rezervë policore, por fatmirësisht nuk pati nevojë për ndërhyrje, pasi zgjedhjet u zhvilluan qetë dhe pa incidente serioze”, shprehet ai.

Shefi i EULEX-it në Kosovë, po ashtu përmend edhe vonesat në gjykim në rastet e profilit të lartë.

“Gjatë këtij monitorimi kemi identifikuar disa mangësi, përfshirë kapacitetin për trajtimin e rasteve të profilit të lartë, kohëzgjatjen e proceseve gjyqësore, rigjykimet e shpeshta, trajtimin e korrupsionit, drejtësinë për të mitur dhe dhunën në familje. Po ashtu, kemi monitoruar kapacitetin e policisë për të garantuar llogaridhënie në raste të trajtimit të keq, si dhe mënyrën se si rregulloret për gjuhën e urrejtjes zbatohen dhe interpretohen në raport me lirinë e shprehjes”, deklaron Barbano.

Tags: EULEXGiovanni Pietro BarbanoTeve1
ShareTweet

Postime të ngjashme

VV thyen rekordin e 2021-tës, arrin afër 450 mijë vota

Në QNR rinumërohen mbi 62 për qind e vendvotimeve, procesi përfundon në 23 komuna

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Mbingarkohet emergjenca në Prishtinë

Erërat e forta në Prishtinë, ekipet në gjendje gatishmërie

Erëra të forta sot në Prishtinë, komuna del me udhëzime dhe këshilla

Hoti: Marrëdhëniet mes Kosovës dhe aleatëve të huaj janë përkeqësuar

Avdullah Hoti shpall kandidaturën për kryetar të LDK-së

Mbyllet baras pjesa e parë mes Dritës e Prishtinës

Mbyllet baras pjesa e parë mes Dritës e Prishtinës

Berisha: Në protestën e djeshme u hodh gaz lotsjellës i skaduar

Berisha: Në protestën e djeshme u hodh gaz lotsjellës i skaduar

Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet agjenda

Rama në Izrael, takim kokë më kokë me Netanyahun – zbardhet agjenda

Macron kërkon përshpejtimin e ligjit për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Macron kërkon përshpejtimin e ligjit për ndalimin e rrjeteve sociale për fëmijët nën 15 vjeç

Ushtria siriane zgjat armëpushimin me forcat e udhëhequra nga kurdët për 15 ditë të tjera

Ushtria siriane zgjat armëpushimin me forcat e udhëhequra nga kurdët për 15 ditë të tjera

​Barbano: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione

​Barbano: Situata në veri stabile, ka nxitës të mundshëm për tensione

Kryeministri norvegjez i quan komentet e Trumpit për NATO-n “mungesë respekti”

Kryeministri norvegjez i quan komentet e Trumpit për NATO-n “mungesë respekti”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën