TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Baraliu: Në KQZ ka ndikime nga subjektet politike

by teve1
11 muaj ago
0
A A
Baraliu: Në KQZ ka ndikime nga subjektet politike

Profesori universitar, Mazllum Baraliu, ka thënë se në Komisionin Qendror të Zgjedhjeve pavarësisht se është institucion i pavarur kushtetues ka ndikime nga subjektet politike.

Sipas tij këto ndikime ndodhin veçanërisht kur është në pyetje interesi i ndonjërit prej këtyre subjekteve ose kur është në pyetje pagesa e obligimeve të caktuara financiare.

“Fatkeqësisht jo vetëm tani por edhe më herët KQZ-ja ndonëse me kushtetutë është një institucion i pavarur me vetë faktin dhe për nga definicioni natyra e veprimtarisë së tij pra që përbëhet nga të deleguarit anëtarë të subjekteve politike ka edhe primesa politike në vendimmarrje hera herës pastaj kur janë interesat e subjekteve politike të atyre që janë anëtarë aty shpeshherë gjatë praktikës kaq vjeçare është hetuar, është vërejtur që ka ndikime politike nga subjektet politike veçanërisht kur është në pyetje interesi i ndonjërit prej këtyre subjekteve ose sidomos kur është në pyetje pagesa e obligimeve të caktuara financiare”, ka thënë ai në emisionin “Këndi i Debatit”, në Tëvë1.

Sa i përket vendimit të KQZ-së për mosçertifikim të Listës Serbe Baraliu ka thënë se nuk e di me siguri nëse ka pasur një ndikim të tillë politik, mirëpo sipas tij natyra e votimit ka treguar se aty ka pasur diversitet mendimesh.

Kurse për vendimin e PZAP-së është shprehur se është vendim që i takon në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme dhe se vendimet e tij janë të detyrueshme për KQZ-në.

“Edhe në këtë vendim nuk po them unë që ka apo nuk ka, por vetë natyra e votimit tregon që aty ka pasur diversitet mendimesh ndonëse ai po them si organ institucion i pavarur kushtetues është dhe do të duhej të ishte i pavarur. A është mirë i organizuar dhe i paraparë organizimi dhe funksionimi i tij jo, do të duhej të ishte ndryshe, ka modele të ndryshme në botë që profesionalizohen anëtarët, neutralizohen nga ndikimi i subjekteve politike, por ne e kemi si e kemi dhe vendimi i tij ka qenë që është marrë ashtu siç është marrë, vendimi i sotëm i PZAP-it është vendim i një organi instancial që ka të drejtë në bazë të Ligjit për Zgjedhjet e Përgjithshme të vendosë dhe vendimet e tij janë të detyrueshme për KQZ-në”, ka deklaruar Baraliu.

Ndryshe, të hënën Komisioni Qendror i Zgjedhjeve (KQZ) nuk e ka certifikuar Listën Serbe – partinë më të madhe të serbëve në Kosovë – për pjesëmarrje në zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit.

Ndërkaq, të mërkurën Paneli Zgjedhor për Ankesa dhe Parashtresa ka anuluar vendimin e Komisionit Qendror të Zgjedhjeve dhe e ka urdhëruar atë që ta certifikojë partinë politike, Lista Serbe, për zgjedhjet parlamentare të 9 shkurtit./teve1.info/

 

 

 

Tags: KQZMazllum BaraliuSubjekte politike
ShareTweet

Postime të ngjashme

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj personit që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

IHMK paralajmëron reshje dhe vërshime mbrëmjen e së shtunës në Kosovë

Haliti: Kurti do të propozojë një kandidat tjetër për kryeministër, mund të jetë Konjufca

Haliti fton qytetarët për mobilizim: Koha është tani, t’i japim fund keqqeverisjes

Haradinaj: Populli i Kosovës nuk e duron izolimin e as mashtrimin

Haradinaj: Më 28 dhjetor flet populli, Kosova ka nevojë për vendime të guximshme

Gol historik i Lewandowskit në Camp Nou

Gol historik i Lewandowskit në Camp Nou

Vushtrria kampione vjeshtore e Ligës së Parë, në futboll

Vushtrria kampione vjeshtore e Ligës së Parë, në futboll

Një muaj paraburgim ndaj serbit që sulmoi KFOR-in në Zveçan

Një muaj paraburgim ndaj personit që iu gjetën 120 kilogramë marihuanë

Hoxha i pandalshëm, shënon dy gola për Dinamo Zagreb

Hoxha i pandalshëm, shënon dy gola për Dinamo Zagreb

​Rënia e kriptovalutave gati të mbarojë? Arsyet kryesore për një rritje të re

​Rënia e kriptovalutave gati të mbarojë? Arsyet kryesore për një rritje të re

FIFA ka përjashtuar tri vende nga Kupa e Botës për ‘arsye politike

FIFA ka përjashtuar tri vende nga Kupa e Botës për ‘arsye politike

Chelsea triumfon me rezultat komod në udhëtim ndaj Burnleyt

Chelsea triumfon me rezultat komod në udhëtim ndaj Burnleyt

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën