TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

by TËVË 1
2 muaj ago
3
A A
Baraliu: LDK-ja vështirë të ngrihet, bëri veprime të pamatura

Profesori universitar Mazllum Baraliu ka vlerësuar se opozita parlamentare ka pasur më shumë hapësirë numerike për të siguruar shumicën prej 61 votash, krahasuar me pozitën, e cila sipas tij mezi arrinte në 56 ose 57 vota.

Baraliu tha se aritmetika parlamentare ishte më e favorshme për opozitën, por se ajo nuk arriti ta shfrytëzonte këtë avantazh.

Duke folur për Lidhjen Demokratike të Kosovës, Baraliu theksoi se kjo parti po përballet me vështirësi serioze për t’u ringritur në nivelet e mbështetjes që kishte dikur, në kohën e ish-presidentit Ibrahim Rugova.

Sipas tij, LDK-ja ka qenë në rënie të vazhdueshme që nga viti 2005 dhe nuk ka shënuar ngritje të dukshme për t’u afruar me mbështetjen e madhe që gëzonte fillimisht si lëvizje dhe më pas si parti politike.

“Opozita kishte më shumë numra dhe e kishte më të lehtë ta bënte 61-ishin, sesa pozita, e cila bënte përpjekje dhe shkonte maksimalisht në 56, 57 vota e jo më shumë. Ndërkohë, LDK-ja e ka shumë të vështirë të ringritet e t’i arrij limitet e saja siç i ka pasur në kohën e Dr. Ibrahim Rugëvës. LDK-ja që nga viti 2005 e këtej ka pasur rënie, e jo ngritje për të ardhur në limitet e paimagjinueshme për përkrahjen dhe respektin që ka pasur fillimisht njëherë si lëvizje e pas si parti”, tha ai në emisionin “Info Nata” në Tëvë1.

Ai vlerësoi se pa reflektim dhe reforma të thella, rikthimi i LDK-së në pozitat e dikurshme do të mbetet shumë i vështirë.

“LDK-ja ka ardhur në këtë pikë dhe fatkeqësisht politikat e gabuara, veprimet e pamatura, fraksionet e brendshme, grupacionet, eliminimet dhe të gjitha ato vlime të brendshme që kanë ndodhur në mënyra të ndryshme dalin… veprimet dhe politikat e gabuara në udhëheqje”, deklaroi ai. /teve1.info/

Tags: LDKMazllum BaraliuTeve1zgjedhjet e 28 dhjetorit
ShareTweet

Postime të ngjashme

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’

Policia kërkon ndihmën e qytetarëve për ta identifikuar dy persona për veprën ‘sulm’

​Pakistani sulmon Afganistanin

​Pakistani sulmon Afganistanin

Sot seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve për pengim të drejtësisë

Sot seanca e deklaratave hyrëse në rastin ndaj Thaçit e të tjerëve për pengim të drejtësisë

Parashikimi i motit për të martën

Parashikimi i motit

Peja bën edhe një përforcim tjetër

Peja bën edhe një përforcim tjetër

Vuçiqit i pengon marrëveshja Kosovë-Shqipëri-Kroaci, “kërcënon” me investim në mbrojtje

Vuçiq thotë se nuk flet as me ShBA-në për njohjen e Kosovës

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Deputeti i LDK-së thotë se mund të ketë takim të dytë Kurti-Abdixhiku për presidentin

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën