Profesori universitar, Mazllum Baraliu ka thënë se Kushtetuta e Kosovës edhe pse një akt i rëndësishëm për shtetin nuk është origjinale, nuk është burim i sovranitetit të vendit.
Ai ka thënë se Kushtetuta ka nevojë të ndryshime deri në rishkrim.
Kjo, pasi sipas tij, shumë dispozita kanë shkaktuar problem, e këtu ka cekur atë të zgjedhjes së presidentit.
“Ka nevojë për ndryshime deri te rishkrim, sepse ka shumë dispozita të cilat koha i ka dëshmaur të cilat jo që nuk kanë ndihmuar në zgjidhjen e problemit, por na kanë shkaktuar edhe ngërce e kriza politike. Ajo çka është me freskët, zgjidhja kushtetuese e dispozitave përkatëse sa i përket zgjedhjes së presidentit. Kjo kushtetutë po krijon probleme dhe po zbërthen kriza”, ka thënë Baraliu në emisionin “InfoNata” në Tëvë1.
Ai ka thënë se Kushtetua e vendit është sfiduar në zbatim, por sipas tij me të drejtë për shkak se Kosova është shtet I ri e demokraci e re.
Kushtetuta e Kosovës u miratua 18-vjet më parë.






