TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët në “Kodrën e Trimave” në Prishtinë që tri vite pa ujë të pijshëm

Prej gati tre vitesh një pjesë e banorëve në lagjen Kodra e Trimave në Prishtinë janë duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm. Ata detyrohen që ujin ta sigurojnë përmes cisternave. Nga KRU Prishtina kanë premtuar që në fillim të vitit të ardhshëm do të bëjnë ndërrimin e rrjetit të furnizimit.

by TËVË 1
5 muaj ago
2 0
A A

Tash e tri vite ujin duhet të siguroj përmes këtyre cisternave.

Ilmi Pllana i cili banon në lagjen “Kodra e Trimave” në Prishtinë është duke u përballur me mungesë të ujit të pijshëm.

Për shkak të popullimi të kësaj lagje, Pllana si dhe shumë banorë të tjerë të rrugës “Nebil Duraku”   duhet të gjejnë alternativa tjera për tu furnizuar me ujë.

“Që dy tri vjet qitu shtypje nuk kemi, pompat  i kemi ngjite, por nuk e vjen hiq. Unë jam më se larti edhe kemi lajmëruar, me rregull e paguaj. Prej Siqeve një baxhanak ma bien ujin gjithë i mbushi këto cisternat, i kemi lajmërua disa herë por kush nuk e merr këtë punë për sipër”, thotë banori, Ilmi Pllana.

Pllana është i detyruar që çdo dhjetë ditë të mbushë tri cisternat të cilat i ka të vendosura në oborrin e shtëpisë.

“Një cisternë 1 mijë litrave pesë ditë më bënë, çdo 10 ditë ma bienë ai prej Siqeve me kamionët. Edhe në Siqevë shkoj marrë me pijë. Nuk pihet hiq këta uji se era”, tregoi ai.

Shtypja e ujit e cila iu vjen nuk është e mjaftueshme për të aktivizuar bojlerët e makinat të cilat i përdor për pastrim të rrobave.

“Nuk ka shtypje se nuk po i qel as bojlerët as makinat, as asgjë. Tash janë ndal se zheg se kur të vijën prej pune nuk ka shancë më pas uji deri në dy të natës”.

Nga Kompania Rajonale e Ujësjellësit Prishtina, nuk premtojnë një zgjidhje të shpejtë të këtij problemi.

“Këtu është një rrjet qe duhet të ndërrohet pasi rrjeti aktuali nuk e përballon, e gjithë kjo për shkak të rritjes së numrit të konsumatorëve. Ndërrimin e rrjetit planifikojmë ta bëjmë në fillim të vitit të ardhshëm”, tha Arjeta Mjeku, zëdhënëse në KRU “Prishtina”.

Në këtë lagje rreth 20 shtëpi janë duke u përballur me mungesë të ujit.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Përurohet droni “Made in Kosova”, Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen e saj të mbrojtjes

Përurohet droni “Made in Kosova”, Kurti: Kosova po ndërton të ardhmen e saj të mbrojtjes

80% e diasporës votuan për zgjedhjet e 9 shkurtit

Balotazhi që mund të riformësojë hartën politike të Kosovës

Bayernit i prishet seria prej 16 fitoreve rresht, Union Berlin i merr një pikë

Bayernit i prishet seria prej 16 fitoreve rresht, Union Berlin i merr një pikë

Fitore shumë e thellë e Leverkusenit ndaj Heidenheimit

Fitore shumë e thellë e Leverkusenit ndaj Heidenheimit

Shehu asiston, por Widzew Lodzi mposhtet

Shehu asiston, por Widzew Lodzi mposhtet

Tjetër ndeshje pa gol për Dakun në Rusi

Tjetër ndeshje pa gol për Dakun në Rusi

Asllani hyn si zëvendësues dhe lë gjurmë

Asllani hyn si zëvendësues dhe lë gjurmë

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Pas trajtimit në QKUK, lirohet i dyshuari për vrasjen e dyfishtë në Malishevë

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Vazhdon agjenda e Konferencës së III-të Ekonomike në Preshevë: Vizitë në Qendrën Tregtare “Interspeed”

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën