TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e Trudës 24-orë në luftë me zjarrin

Për 24 orë, banorët e fshatit Trudë të Prishtinës ishin në luftë me zjarrin. Krejt kjo pasi dhjetëra hektarë tokë u përfshinë nga flakët mesditën e së shtunës. Ekipet e Zjarrfikësve të ndihmuar nga banorët e fshatit, arritën me sukses ta lokalizojnë zjarrin pa pasur viktima në njerëz.

by Fidan Zejnullahu
8 muaj ago
1 0
A A

Shpresat e fundit i vunë tek Zoti.

Kjo meqë flakët e zjarrit u afruan fare pranë shtëpive të tyre.

E gjithë ngjarja ndodhi mesditën e së shtunës, kur zjarri kaploi dhjetëra hektarë tokë në fshatit Trudë të Prishtinës.

“Fëmijët që kanë ardhur në pushim, u dashtë me i çua në restorant në Prugovc atje dhe merre me mend, iu kanë dhanë pije falas se i kanë parë që janë frikësu. Zjarri ka ardh afër shtëpie, veç me luajt mendsh. Këndej, këta idiotat (politikanët) nuk bien në një gojë, hahen mes vete, e Kosova digjet”, ka thënë Mehdi Shala banor i fshatit.

Mehdi Shala që erdhi nga Zvicra për pushime në vendlindje, nuk fjeti tërë natën.

Krejt kjo në përpjekje për ta shuar zjarrin bashkë me ekipet emergjente.

Jemi mobilizua, kanë ardh zjarrfikësit, po çka me ba këta të ngratit? Njërit nuk i punoje pompa, tjetri cevën e shpërthyer, s’mujshin, po çka me ba me një kamion të vjetër 40 vjet? Kush i ka fajet këtu? Kryetari i Prishtinës! 1:20 Katastrofë është kjo, gjynah. Allahu i dënoftë këta!, thotë ai.

E betejën me zjarrin, banorët e tjerë të Trudës, e vazhduan edhe gjatë së dielës.

Me forcat e tyre, këta po bënin çmos të mos rindizet zjarri.

Pavarësisht angazhimit, një pjesë e madhe e malit të fshatit tashmë ishte bërë shkrumb e hi.

Dhjetëra hektarë u dogjën mbrëmjen e së shtunës këtu në fshatin Trudë të Prishtinës. Për ta lokalizuar zjarrin, ekipet e zjarrfikësve punuan tërë natën, ndërsa u ndihmuan edhe nga banorët e fshatit.

Gjatë gjithë kohës këtu, po qëndronin edhe ekipet e zjarrfikësve.

Pavarësisht terrenit të vështirë, këta arritën ta lokalizojnë zjarrin pa pasur viktima.

“Është vë nën kontroll falë angazhimit të jashtëzakonshëm të zjarrfikësve deri në ora 07:00 të mëngjesit. 8 zjarrfikës janë duke u marrë me zjarrin në pjesën prapa, aktualisht nuk ka gjasa me u rindez më. Është fat i mirë që nuk ka të lënduar as nga ana e zjarrfikësve që kanë intervenuar por as nga banorët e fshatit këtu”, ka thënë Mal Gashi, komandat i zjarrfikësve.

Ndryshe, nga Agjencia e Menaxhimit Emergjent u kanë bërë thirrje qytetarëve të shmangin çdo veprim që mund të shkaktojë zjarre.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Kurti: Po fuqizojmë Policinë në luftën kundër shpërndarjes së substancave narkotike

Kurti: Fushata e bombardimeve të NATO-s ndaloi gjenocidin dhe spastrimin etnik që po kryente Serbia në Kosovë

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

Gjoshi: PDK-së i takon anëtari i dytë në KQZ – Mosemërimi i tij nga Osmani, shkelje kushtetuese

Gjashtë persona të lënduar në një aksident në rrugën nacionale Mitrovicë-Prishtinë

Shtatë persona të lënduar në një aksident në Vranidoll

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Irani emëron kreun e ri të Këshillit Suprem të Sigurisë Kombëtare

Berisha pas procesit të votimit: Bandat të mos ndryshojnë rezultatin

Përvjetori i sulmeve të NATO-s/Berisha: Bëj thirrje që Kosova të bëhet pjesë e Aleancës së Atlantikut të Veriut

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

KFOR zhvillon marshime të vështira malore në Kosovë, rrit gatishmërinë e trupave

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Kosova U19 i nis me barazim kualifikimet e Evropianit 2027

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën