TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e Prishtinës në mëdyshje se ku ta bëjnë pagesën e faturave të mbeturinave

Kryeqytetasit prej disa javësh janë në mëdyshje se cilit institucion duhet t’ia paguajnë faturat e mbeturinave. Komuna e Prishtinës po kërkon që pagesa t’u bëhet atyre, kurse kërkesë të njëjtë ka edhe ndërmarrja “Pastrimi”. Problemi është krijuar pasi komuna po refuzon ta implementoj një rregullore të re të aprovuar nga Asambleja komunale.

by Fëllënza Krasniqi
10 muaj ago
2 0
A A

Konflikti mes Komunës së Prishtinës dhe ndërmarrjes “Pastrimi” në lidhje me pagesat e faturave, kanë vënë në konfuzion qytetarët.

Që të dyja institucionet po kërkojnë që pagesa të bëhet tek to.

Qytetari Vesel Veseli thotë se nuk e ka ndërmend të paguaj faturën deri në momentin kur ndërmarrja ‘Pastrimi’ e Komuna e Prishtinës të gjejnë një zgjidhje.

“Deri më tash gjithmonë ka ardh vetëm një faturë, por në atë kohë ishte ‘Pastrimi’, edhe e dinim që ajo ishte kompani e caktuar legale nga Komuna ku ti paguajmë mbeturinat, tani po na vijnë nga dy. E unë nuk e kam mendjen me paguar deri sa të definohet siç ka thënë kryetari i Komunës së kush është përgjegjës e kujt me ju paguar mbeturinat”, shprehet ai.

Paqartësi për pagesën e mbeturinave ka edhe Islam Ajeti.

“Deri këtë vit faturat i kemi paguar në Komunë, këtë vit dëgjova prej banorëve se jam përgjegjës edhe i objektit ku banoj, me lajmëruan që fatura ju kanë ardh edhe pse kanë paguar faturat. Ka edhe të atilla raste që kur ka shkuar zero ka qenë fatura, por një marrëveshje që e kemi bërë ne nuk do të paguam faturë të mbeturinave fare deri sa ata të merren vesh ndërmjet vete”, thotë ky qytetar.

Por për dallim nga këta dy qytetar, zonjës Esma Rugova ka kohë që nuk i është dërguar asnjë faturë për pagesë të mbeturinave.

E madje ajo është në mëdyshje se ku po shkon pagesa që ajo po e kryen për këtë shërbim.

Moti nuk na kanë ardh diçka po të tregoj drejtë moti nuk kanë ardh nuk e di qysh e tek. Nuk e di se ku shkojnë ato tash, ne me i paguar nuk e di çfarë kuptimi ka, nuk e di ku duhet. Duhet nëpërmjet televizorit apo diçka me na lajmëruar se çka me bo e tek me ditë edhe ne ku me u gjind e si me u gjind. Se nuk jemi për mos me paguar, duhet me paguar se askush nuk e do qytetin e papastër”, shprehet Rugova.

Por për këtë situatë të krijuar nga ndërmarrja ‘ Pastrimi’ kanë një përgjigje.

“Njoftim për qytetarët e Prishtinës: Pagesat për mbeturina bëhen vetëm përmes KRM “Pastrimi” Sh.A. Me shqetësim kemi pranuar njoftimin e lëshuar më 26 shkurt 2025 nga Drejtoria e Shërbimeve Publike në Komunën e Prishtinës dhe komunikimet zyrtare nga Zyra e Drejtorit të Shërbimeve Publike, në të cilin u kërkohet qytetarëve të kryeqytetit që të paguajnë faturat për mbeturina ndaj Komunës së Prishtinës”, ka shkruar Petrit Reçica nga kompania “Pastrimi”

E të drejtë për faturim të mbeturinave ndërmarrjes “ Pastrimi’ po i jep edhe avokati Ardian Bajraktari.

“Me sa di është lëshuar rregullorja në kuadër të Kuvendit Komunal të Prishtinës e kjo e drejtë i takon kompanisë së ‘ Pastrimi’. Mirëpo megjithatë këto dy institucione duhet të ulën sa më parë të diskutojnë të gjejnë një zgjidhje dhe t’i eliminojnë këto paqartësia”, vlerëson avokati.

I gjithë problemi ka nisur pasi Asambleja Komunale ka ndryshuar rregulloren, me të cilën nuk po pajtohet Komuna e Prishtinës.

Rasti është në Gjykatën Kushtetuese.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

Osmani takon shefin e OSBE-së në Kosovë, flasin për konstituimin e institucioneve

Shormaz: Vuçiq po dëmton interesat e serbëve në Kosovë, ata duhet t’i kishin kthyer shpinën Beogradit

Shormaz: Vuçiq po dëmton interesat e serbëve në Kosovë, ata duhet t’i kishin kthyer shpinën Beogradit

Anulohet vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës

Anulohet vendimi për zgjedhjen e Drejtorit të Institutit Albanologjik të Kosovës

Drenasi shtatë ditë pa ujë, Lladrovci flet për situatën pas vërshimeve

​Komunat të pafuqishme pas vërshimeve, kërkohet mbështetje nga Qeveria

Ushtria izraelite vret dy palestinezë në Gaza, ndërsa kriza humanitare vazhdon

Konfirmohet gjetja e trupit të pengut të fundit izraelit në Gaza

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

Nisin hetimet për manipulime me vota edhe në Drenas

Vetura të mërgimtarëve nisin të hyjnë në Kosovë nga pika kufitare në Merdarë

DHTIK: Protestat nga kompanitë transportuese fqinje ka shkaktuar probleme për ato kosovare

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën