TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Banorët e Prishtinës kërkojnë masa për mbeturinat inerte

Në disa lagje të Prishtinës, pamjet e mbeturinave inerte të grumbulluara pranë kontejnerëve po shqetësojnë qytetarët. Në Bregun e Diellit e në Dardani, banorët thonë se situata është bërë e papërballueshme.

by tëvë1
4 javë ago
1 0
A A

Autore: Jona Kelmendi

Një dyshek i vjetër, dollapë të hedhur e orendi shtëpiake të mbetura buzë rrugëve po e shndërrojnë hapësirën publike në deponi të hapur.

E ky nuk është vetëm një rast i veçuar, por një pamje që po përsëritet në disa lagje të Prishtinës.

Banorët e lagjes “Dardania” thonë se gjendja është bërë e papërballueshme dhe kërkojnë masa urgjente nga institucionet përgjegjëse.

“Gjendja në kryeqytet të Kosovës më thonë është tragjike është interesant nuk e di qka ka ky popull nuk është tu marr askush asgjë për pastrimin e shtetit ka te sillesh e njejta situatë i njëjti bërllok zne punoj këtu veq ka tsillesh kun një rahati nuk a një pastrim edhe para banesave të reja e njejta gjendje është tmerr është se qka ndërmarrin nuk e di”, shprehet Zyrafete Krasniqi banore në lagjen “Dardania”.

“Kjo pjesë e mbeturinave është që një kohë të gjatë prej që është ardh kryetari i ri se përpara janë ardhë çdo natë i kan hek po prej që është ardh ky kryetari i ri pe shihni edhe vet sikur në Afganistan edhe hymja është si në Afganistan edhe BVI nuk merr përgjegjësi kemi dhënë nënshkrimet nuk merr përgjegjësi as për hymje e as për kurgjo Afganistan krejt”, shprehet një tjetër baore.

E njëjta gjendje është edhe në lagjen Bregu i Diellit në Prishtinë, qytetarët e përshkruajnë situatën si të rëndë.

“Gjendjen qysh pe shihni edhe ju nuk është që nuk vinë mi marr mbeturinat po qeto tmdhajat që nashta edhe nuk është e lejueshme mi qit këtu përpara po bohet e tepert është shumë shqetësuese ne si banorë nuk po ndihemi mirë edhe ndoshta është për instancat me të larta me kqyrë që me marrë masa mos me leju qeta qeshtu qe me bo rregulla si dollapat e kto qe i qesin mos mi qit kshtu para kontinjerave se është një erë shumë e randë shumë keq për krejt është keq edhe për ata që nuk jetojnë këtu që banojmë këtu”, thotë Ganimete Bytyqi, banore në “Bregun e Diellit”.

Nga ndërmarrja “Pastrimi” thonë se lokacionet e deponive përcaktohen nga Komuna dhe se kompania është e obliguar të veprojë sipas këtyre vendimeve.

“Për çështjen e menaxhimit të mbeturinave inerte, dëshirojmë të theksojmë se kompetencat ligjore për përcaktimin e lokacionit të deponive i takojnë Komunës. Ndërkohë, ndërmarrja ‘Pastrimi’ është e obliguar të veprojë në përputhje me këto përcaktime dhe të kryejë shërbimet e saj në koordinim të plotë me institucionet komunale përkatëse. Pra, çdo vendim lidhur me lokacionin e deponisë është rezultat i procedurave të rregullta komunale dhe jo i ndërmarrjes”, ka thënë nga kompania “Pastrimi”.

E në anën tjetër nga Komuna e Prishtinës theksojnë se është në zbatim një plan i përbashkët për eliminimin e deponive ilegale në kryeqytet.

“ Ne si komunë nuk e kemi qasjen e tillë me kompaninë Pastrimi, respektivisht çdo të metë që mund ta ketë kompania tentojmë t’i suportojmë  dhe ti tejkalojmë sfidat se bashku, psh për rastet konkrete veçse nesër pritet te kryhet shërbimi i largimit të këtyre mbeturinave të hedhura në mënyre çnjerëzore nga disa persona. Ne veçse jemi ne zbatim te një plani të përbashkët të Komunës së Prishtinës në bashkëpunim me KRM Pastrimin për eliminimin e plotë të deponive ilegale të vogla në qytet, përmes të cilit parashihet eliminimi i plote i këtyre pamjeve. Plani ka filluar të zbatohet qysh nga dita e shtunë dhe pritet të arrihet pastrimi i plotë i qytetit nga këto lloje të mbeturinave në fillim të javës së ardhshme”, ka thënë Shkëlqim Mustafa nga drejtoria e Shërbimeve Publike.

E sipas komunës së Prishtinës qyteti është në monitorim 24/7 dhe në baza ditore bëjnë plane veprimi të cilat i koordinojnë së bashku me KRM Pastrimin.

 

 

 

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Abdixhiku: Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë

Abdixhiku: Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë

Haradinaj: Bekë Berisha, zgjedhja e duhur për Prishtinën

Haradinaj: Bekë Berisha, zgjedhja e duhur për Prishtinën

Lushtaku: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën përçarje e sanksione

Lushtaku: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën përçarje e sanksione

Auto Draft

Qentë endacakë shqetësojnë banorët e “Dardanisë” në kryeqytet

Abdixhiku: Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë

Abdixhiku: Kryeqyteti po i prinë valës së madhe të fitoreve anembanë

Shpëtim Duro, favorit për ta marrë drejtimin e Gjilanit

Shpëtim Duro, favorit për ta marrë drejtimin e Gjilanit

Vrasje e dyfishtë në Greqi, një prej viktimave është shqiptar

Vrasje e dyfishtë në Greqi, një prej viktimave është shqiptar

Haradinaj: Bekë Berisha, zgjedhja e duhur për Prishtinën

Haradinaj: Bekë Berisha, zgjedhja e duhur për Prishtinën

Lushtaku: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën përçarje e sanksione

Lushtaku: Skenderaj nuk bëhet kurrë me ata që Kosovës i sollën përçarje e sanksione

Auto Draft

Qentë endacakë shqetësojnë banorët e “Dardanisë” në kryeqytet

Auto Draft

Pezullimi i dialogut strategjik, a ka efekt edhe në bashkëpunimin e institucioneve të sigurisë?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën