TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banorët e lagjes “Arbëri” në Prishtinë përballen me mungesë të ujit, KRU ‘Prishtina’ premton zgjidhje të shpejtë

Lagjia Dragodan në Prishtinë që një kohë po përballet me mungesë të ujit, sipas tyre reduktimet e ujit janë bërë të shpeshta kohëve të fundit, nga KRU Prishtina kanë thënë që gjendja pritet shumë shpejtë të stabilizohet.

by Tëvë1
2 orë ago
0 0
A A

Autori: Jona Kelmendi

Është nga lagjet me të njohura në Prishtinë.
Por, pavarësisht kësaj, banorët e “Arbëri”-së në Prishtinë, po vazhdojnë të përballen me mungesë të ujit.

Situata, sipas tyre, përkeqësohet kur ka të reshura.

Banorët e rrugës “Ferid Curri” në këtë lagje, thonë se çdo ditë uji ndalet për disa orë.

“Po kemi probleme kogja shumë sidomos kur po ka të reshura të shiut po kemi probleme shumë. Çdo ditë kemi probleme ka 4-5 orë ndoshta kanihere edhe ma shumë. Është e vështirë boll se pa ujë smundemi kurrqysh për çdo sen uji vyn”, ka thënë njëri nga banorët.

E një banore tjetër, thotë se edhe në orët kur kanë ujë, nuk mund të shërbehen me të.

“Na ndalet uji prej 10ve nuk na vjen deri në 18:00, kur tvjen me shtypje shumë të vogël, nuk mundemi më i lëshu as këto lavatriqet as kurgjo. Na ujin zakonisht po duhet me ble se po vjen shumë i turbullt amo për këto tjerat po kemi problem”, u shpreh një banore.

Këta banorë thonë se ankesat e tyre i kanë drejtuar tek Ujësjellësi Rajonal i Prishtinës.

Por, pavarësisht kësaj, ende nuk u është bërë zgjidhje.

“Kom thirr të ujësjellësi i Prishtinës, më kanë thonë qe kemi probleme me kapacitete kaq. Një familje pa ujë qysh jeton është pjesa elementare për familje për jetesë”, u shpreh një banorë tjetër.

E zgjidhje të shpejtë të problemit me ujë në këtë lagje, po premtojnë nga KRU “Prishtina”.

Të paktën kështu kanë deklaruar përmes një përgjigje me shkrim për Tëvë1.

“Aktualisht po përballemi me mungesë në furnizimin me ujë të pijshëm aty, pasi nuk po arrijmë të realizojmë furnizim të rregullt dhe të vazhdueshëm. Kjo situatë është krijuar si pasojë e turbullirave të shtuara në burimin e ujit, të cilat kanë ndikuar drejtpërdrejt në procesin e trajtimit, si dhe për shkak të kapacitetit të zvogëluar të impiantit të trajtimit.  Ekipet tona janë duke punuar për stabilizimin e gjendjes dhe rikthimin e furnizimit normal sa më shpejt të jetë e mundur”, thuhet në njoftimin e KRU ‘Prishtina’.

Në fund, nga KRU “Prishtina” kanë kërkuar mirëkuptimin e banorëve deri në përmirësimin e situatës.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Parashikimi i motit për nesër

Parashikimi i motit për nesër

Sekuestrohen mbi 4 mijë euro false në Prishtinë, arrestohet një i dyshuar

I arratisuri i dënuar për grabitje ekstradohet nga Kosova në Maqedoni

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

​MSH reagon ndaj pretendimeve për ofrim të ilaçeve si trajtim për autizëm

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Çmimet e arit dhe argjendit në nivele historike

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

Kosova dhe Kanadaja forcojnë bashkëpunimin ekonomik dhe industrial

“Matrix”- 19.01.2026

“Matrix”- 19.01.2026

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, Abdixhiku: Një mundësi për t’u bashkuar dhe për të dalë më të fortë

Kuvendi i LDK-së më 31 janar, Abdixhiku: Një mundësi për t’u bashkuar dhe për të dalë më të fortë

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën