TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
21 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Banka Botërore thotë se inflacioni në Kosovë do të ngadalësohet në 3%

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Banka Botërore me parashikime të zymta për gjendjen ekonomike në Maqedoninë e Veriut

Këtë vit, inflacioni në Kosovë, sipas pritjeve të Bankës Botërore, do të ngadalësohet në 3% dhe gradualisht do të bie në 2 për qind në periudhën afatmesme.

Si rrjedhojë edhe normat e interesit pritet të bien deri në gjysmën e dytë të viti 2024.

Zyra e Bankës Botërore në Prishtinë i ka thënë Radio Kosovës se parashikojnë ngadalësim të inflacionit deri në fund të viti 2024.

Megjithatë, sipas Bankës Botërore, ka rreziqe që mund të çojnë në devijime nga ky projeksion, duke përfshirë mundësinë e një rikthimi të inflacionit të nxitur nga intensifikimi i tensioneve gjeopolitike si dhe nga presionet e brendshme për paga më të larta.

“Banka Botërore aktualisht parashikon që inflacioni, i matur me Indeksin e Çmimeve të Konsumit, do të ngadalësohet në 3 për qind këtë vit dhe gradualisht të bie në 2 për qind, në periudhën afatmesme”, thuhet në përgjigjen e Bankës Botërore.

Sipas Bankës Botërore, projeksioni bazohet në pritjet për presione më të ulëta nga çmimet ndërkombëtare të energjisë, ushqimit dhe lëndëve të para, për të cilat Kosova është kryesisht importuese.

Vitin e kaluar normat e interesit u rritën sërish, në përpjekje për të frenuar inflacionin, përderisa një anketë e Bankës Qendrore, e kryer në janar, tregon se në gjysmën e dytë të këtij viti Banka Botërore parasheh një rënie të lehtë të tyre.

Edhe kryetari i Odës Ekonomike të Kosovës, Lulzim Rafuna, thotë se duhet të zvogëlohen normat e interesit.

“Jemi duke parë që ka rënie të inflacionit. Nuk është më në atë pikun që ka qenë vitin e kaluar dhe nuk ka arsye që normat e interesit të ngritën”, ka thënë Rafuna.

Kreu i Aleancës Kosovare të Bizneseve, Agim Shahini, tha se normat e interesit në Kosovë janë më të lartat në rajon dhe ato po ndikojnë në investime.

“Ekonomia nuk mund të zhvillohet pa mbështetje të bankave. Bankat kanë dalë sektori më profitabil në kurriz të qytetarëve”, ka thënë Shahini.

Në korrik të vitit 2023, normat e interesit për kreditë e reja në Kosovë arritën kulmin në 6.7 për qind, ndërsa në janar të këtij viti ato ranë në  6.3%. Lidhur me inflacionin dhe normat e interesit të kredive, Banka Qendrore e Kosovës, për një javë rresht nuk ka kthyer përgjigje.

ShareTweet

Postime të ngjashme

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për zgjedhjet lokale

Auto Draft

Banorët e Prishtinës kërkojnë masa për mbeturinat inerte

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime sot

Parashikimi i motit për të shtunën

E hëna me temperatura deri në 32°C

KQZ-ja fillon trajnimin e stafit që do të angazhohet për zgjedhjet e 9 shkurtit

KQZ fton qytetarët të verifikojnë vendvotimet për zgjedhjet lokale

​Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës në Shqipëri

​Nis viti i ri shkollor për 345 mijë nxënës në Shqipëri

​Maqedonia e Veriut kremton 34-vjetorin e pavarësisë

​Maqedonia e Veriut kremton 34-vjetorin e pavarësisë

​23 vjet nga hyrja e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë

​23 vjet nga hyrja e Shqipërisë në Organizatën Botërore të Tregtisë

Auto Draft

Banorët e Prishtinës kërkojnë masa për mbeturinat inerte

Importimi më shumë se 1 milion euro në ditë, KEK dhe KEDS fajësojnë njëra-tjetrën

KEDS-i tregon se ku do të ketë reduktime sot

Parashikimi i motit për të shtunën

E hëna me temperatura deri në 32°C

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X