TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banka Botërore heq Kosovën nga Lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti

by teve1
8 muaj ago
0
A A
Banka Botërore heq Kosovën nga Lista e shteteve fragjile dhe në situatë konflikti

393293 01: A view of the World Bank building October 5, 2000 in Washington, DC. The World Bank bank lends money to developing countries around the world. (Photo by Per-Anders Pettersson/ Getty Images)

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës (BQK) ka njoftuar se Banka Botërore ka marrë vendim për ta hequr zyrtarisht Kosovën nga Lista e Vendeve me Situata të Brishtësisë dhe Konfliktit (Fragile and Conflict-Affected Situations – FCS), e njohur ndryshe edhe si Lista FCV (Fragile and Conflict-Affected Countries).

Sipas BQK-së, ky vendim është konfirmuar përmes shkresës zyrtare të pranuar sot nga Banka Botërore, ndërsa lista e përditësuar tashmë është publikuar në faqen e saj zyrtare.

“Ky është një moment domethënës për Kosovën, që pasqyron progresin e vazhdueshëm të vendit në forcimin e qëndrueshmërisë institucionale, stabilitetit makroekonomik, qeverisjes financiare dhe sundimit të ligjit. Vendimi është gjithashtu rezultat i koordinimit ndërinstitucional me Ministrinë e Financave, Punës dhe Transfereve, si dhe i angazhimeve të vazhdueshme të BQK-së me partnerët ndërkombëtarë. Në veçanti, kjo çështje u adresua me theks gjatë Takimeve Pranverore të FMN-së dhe Bankës Botërore të Prillit të vitit 2025 në Washington DC, ku u argumentua në mënyrë të detajuar nevoja për një reflektim më të saktë të maturisë institucionale të Republikës së Kosovës”, thuhet në njoftimin e BQK-së.

Më tej thuhet se në këtë kuadër, guvernatori i BQK-së, bashkë me delegacionin, zhvilloi në Washington DC takime të drejtpërdrejta me disa nga drejtuesit kyç të Bankës Botërore dhe FMN-së, që nga departamenti përkatës për vendet FSV e deri tek drejtuesit më i lartë i Bankës Botërore).

BQK-ja po ashtu ka bërë të ditur se disa nga përfitimet kryesore që priten për Kosovën pas heqjes nga lista FCS përfshijnë: Përmirësim të perceptimit ndërkombëtar për stabilitetin institucional dhe ekonomik të vendit, rritje të besimit të investitorëve dhe ulje të vlerësimeve për rrezik financiar, mundësi më të favorshme për financim zhvillimor dhe qasje në kapital privat, si dhe komplementon vlerësimin e parë të sovran kreditor të Kosovës, që konfirmon trendin pozitiv në qeverisje dhe themelet ekonomike të vendit.

“Kjo arritje forcon më tej besueshmërinë ndërkombëtare të Kosovës dhe përforcon përpjekjet e përbashkëta të institucioneve për realizimin e vizionit tonë afatgjatë për zhvillim të qëndrueshëm, përfshirje financiare dhe integrim evropian.
BQK shpreh falënderimet e saj për menaxhmentin e Bankës Botërore, ndërsa mbetet e përkushtuar të avancojë më tej reformat, të thellojë transparencën dhe të forcojë partneritetet ndërkombëtare që kontribuojnë në stabilitetin makro-financiar dhe reputacionin global të Kosovës”, theksohet në njoftim.

Tags: Banka boteroreBanka Qendrore e Republikës së Kosovës
ShareTweet

Postime të ngjashme

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Gjyqtari Bejtullahu delegohet në duelin Dukagjini – Feronikeli ’74

Gjyqtari Bejtullahu delegohet në duelin Dukagjini – Feronikeli ’74

Bora shton centimetra nën kosh

Bora shton centimetra nën kosh

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Pse Turqia nuk u përfshi në konfliktin SHBA-Izrael-Iran? Flet Ilir Kulla

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Kosovarët në Lindjen e Mesme – Rreth 1 mijë kosovarë ndodhen në shtetet e sulmuara

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Flet shqiptarja nga Lugina e Preshevës e cila e paditi Serbinë në Strasburg

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Pesë serbë të dyshuar për krime lufte në Skenderaj, paraburgimi i tyre zgjatet për 48 orë

Paraburgim 30 ditë për të miturin në Ferizaj, dyshohet për narkotikë dhe armëmbajtje pa leje

Gjykata Themelore në Ferizaj dënon të akuzuarin për sulm seksual me 16 vjet e gjysmë burgim

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën