TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Banjska në monitorim të plotë

by Lindrit Zejnullahu
2 vjet ago
0
A A
Banjska në monitorim të plotë

Edhe tri ditë pas sulmit terrorist, Policia e Kosovës së bashku me KFOR-in dhe EULEX-in po qëndrojnë në Banjskë të Zveçanit. Aty po bëhen kontrolle të rrepta, si dhe po monitorohet situata edhe me helikopter.

Është dita e tretë që janë këtu.

Edhe të martën pjesëtarët e Njësisë Speciale të Policisë bllokuan rrugën që të dërgon për në Banjskë të Zveçanit.

Madje te disa vetura të dyshuara, po bëjnë kontrolle të detajuara.

Njëjtë po veprohet edhe ndaj banorëve të këtij fshati që u lejuan të qarkullojnë vetëm për raste urgjente.

E gjatë gjithë kohës, këtu u panë duke lëvizur edhe vetura të shumta të KFOR-it por edhe EULEX-it. Teksa gjatë ditës në drejtim të Leposaviqit u nisën edhe këto autoblinda të ushtrisë zvicerane. Bashkë me to edhe këta eskavatorë për te cilët ende nuk dihet se për çfarë u përdorën.

Madje, misioni nderkombëtar vazhdimisht u pa duke monitoruar situatën edhe përmes këtij helikopteri.

Derisa gjatë ditës vazhduan kontrollet e Policisë në shtëpitë dhe disa lokacione të këtij fshati.

Përmes një komunikate, Policia bëri të ditur edhe numrin e të arrestuarve.

“Pas arrestimit të dy sulmuesve terroristë me armë zjarri ndaj zyrtarëve policorë, arrestimit të katër personave të dyshuar të cilët ishin hasur nën posedim ilegal të radiolidhjeve e të cilët dyshohet se ndërlidhen me grup terrorist, si dhe arrestimit të dy personave të dyshuar, më datën 25.09.2023 numri i të arrestuarve deri më tani ka arritur në tetë persona”, ka njoftuar Policia e Kosovës.

Po ashtu u bë e ditur se çfarë armatimi u konfiskua gjatë ditës së hënë.

“Mjetet e konfiskuara më 25.09.2023 përbëjnë një veturë rëndë të blinduar, dy vetura dhe një makineri e rëndë (bager), të cilat kanë qenë të mbushura me sasi të madhe e që kryesisht përbëjnë: një armë e kalibrit të rëndë, tri armë të kalibrit të rëndë (gulinov me tri tyta), dy armë të gjata (mitraloza), një snajper, një minahedhës (82 mm), njëzet e dy armë të gjata (AK 47), një automatik (RPZ), dy pushkë gjuetie, dy armë të shkurta (revole), një granatë dore, shtatëdhjetë e katër karikatorë për AK 47, nëntë jelekë antiplumb, një radiolidhje, tetë çanta ushtarake, gjashtë uniforma ushtarake”, është bërë e ditur nga PK.

Ndryshe, gjatë ditës ministri i Punëve të Brendshme, Xhelal Sveçla publikoi pamje të reja nga sulmi terrorist i së dielës, ku u pa se pjesë e tij ishte edhe nënkryetari i Listës Sebe, Milan Radoiçiq.

ShareTweet

Postime të ngjashme

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur trajtohet në QKUK

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Kur pritet të bëhet shpallja e rezultateve përfundimtare?

34 kryesues ndalohen për 48-orë për manipulim votash në Mitrovicë

Gurët e mëdhenj bien në rrugën Pejë-Kuqishtë, dëmtohet një veturë

Prindërit me dy fëmijë të lënduar nga guri i madh që ra mbi veturë në Pejë-Kuqishtë

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

Xhudistja Muminoviq e fiton të bronztën në Sofje

3 euro dita e qëndrimit në QKUK – Familjarët e pacientëve thonë se s’po paguajnë asgjë

Tentim-vrasja te “Kodra e Trimave”, një i mitur trajtohet në QKUK

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

IKD: Vendimet urgjente në Kuvend janë buxheti e marrëveshjet ndërkombëtare

Tifozët e Pejës kthehen kundër klubit, akuzojnë kryesinë

Te Peja nisin ndryshimet, largohen tre basketbollistë të huaj

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pas 1 viti burg, Gjykata e Posaçme i refuzon lirimin Erion Veliajt

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Pisa e Serie A shkarkon trajnerin Gilardino

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Juventusi bën dy transferime në ditën e fundit të afatit kalimtar të janarit

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën