TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Ballkani thyen mallkimin ndaj Dukagjinit dhe forcon kreun e Superligës

by tëvë1
3 vjet ago
0
A A
Ballkani thyen mallkimin ndaj Dukagjinit dhe forcon kreun e Superligës

Ballkani ka mposhtur Dukagjinin në ndeshjen e fundit të xhiros së 14-të të Superligës së Kosovës në futboll, të luajtur në Suharekë. Të hënën, Ballkani triumfoi me rezultatin 3:1 për t’u forcuar në krye të tabelës me 32 pikë, 7 më shumë se Drita, ekip që ka edhe dy ndeshje më shumë të zhvilluara.

Ballkani kaloi herët në epërsi, duke e zhbllokuar rezultatin pas vetëm 15-të minutave lojë. Ishte mesfushori Nazmi Gripshi, ai që shënoi për 1:0. Megjithatë, Dukagjini nuk u dorëzua dhe u kundërpërgjigj në fund të pjesës së parë. Në minutën e 44-të, mesfushori Vitor Hugo barazoi me një gjuajtje të fortë prej rreth 20 metrave, duke përfituar nga një top i kthyer.

Në pjesën e dytë, Ballkani shënoi edhe dy gola të tjerë për t’i dhënë fund dilemës së fituesit. Fillimisht, Almir Kryeziu e riktheu epërsinë e Ballkanit me golin e shënuar nga distanca në minutën 49-të, përpara se fitoren ta vulos Bleart Tolaj. Tolaj realizoi në minutën e 90-të me kokë, me ndihmën e njërit prej mbrojtësve të Dukagjinit.

Për Dukagjinin, kjo është disfata e tretë këtë edicion dhe e para pas një serie prej 11 ndeshjeve pa humbje. Në fakt, për Ballkanin kjo ishte fitorja e parë ndaj Dukagjinit pas katër barazimeve rresht me rezultatin 1:1. Dukagjini mbetet i gjashti në tabelë me 17 pikë të mbledhura

ShareTweet

Postime të ngjashme

Realizoi ‘hat-trick’ ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin ‘Yll i Javës’

Realizoi ‘hat-trick’ ndaj Drenicës, Diatta fiton çmimin ‘Yll i Javës’

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Peja 03 e Bashkimi dominojnë ekipin e javës

Barça pa Yamalin për pjesën e mbetur të sezonit

Barcelona pa Yamalin në Champions

Rikuperohet Dellova, gati për duelin me Samsunsporin

Dellova mungon, Krasniqi në dyshim ndaj Gaziantepit

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

Totaj për Ligjin për Specialen: Kurti nuk e ka marrë seriozisht, disa gjëra nuk thuhen publikisht

“Info Nata”- 23.11.2026

“Info Nata”- 23.11.2026

Dyshohet se aksioni në veri lidhet me vrasjen e doganierit të Eulex-it në vitin 2013

Pas reshjeve të para të borës, Policia e Ferizajt apelon për kujdes të shtuar në trafik

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Monologu i vëllait të Jakup Krasniqit: Jakup, jam unë, Dauti… mos e hap portën, vëlla

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Shtetasi i Kosovës përballet me akuza për krime kibernetike në SHBA

Zulfaj diskuton me përfaqësuesit e BE-së për reformat dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës

Zulfaj diskuton me përfaqësuesit e BE-së për reformat dhe procesin e anëtarësimit të Kosovës

Sindikata e Policisë së Kosovës uron Kurban Bajramin

Reshjet e para të borës në rajonin e Ferizajt, policia apelon për kujdes në trafik

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën