TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ballkani në procedurë disiplinore

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani në procedurë disiplinore

Kampioni i Kosovës në futboll, Ballkani është në procedurë disiplinore për lëshim në organizimin e ndeshjes kundër Dritës, që u zhvillua vikendin e shkuar në Suharekë.

Komisioni Disiplinore dhe Etikës – Shkalla e parë ka bërë të ditur se ka hapur procedurë disiplinore ndaj Ballkanit, pasi tifozët vendas në tri raste në fund të ndeshjes ndaj Dritës kanë hedhur mjete piroteknike tymuese në fushën e lojës.

E në procedurë disiplinore është edhe video-analisti i Ballkanit, Ardi Kabashi dhe zyrtari Idriz Hajdari, të cilët pas përfundimit të ndeshjes thuhet se në tunelin e lokaleve zyrtare kanë fyer dhe ofenduar trajnerin e Dritës, Zekirija Ramadani. Kështu që, si prej Kabashit ashtu edhe prej Hajdarit është kërkuar deklaratë shtesë në afat kohor deri të premten në orën 13:00.

Edhe trajneri i Dritës, Zekirija Ramadani është në procedurë disiplinore për shkak se ka fyer dhe ofenduar video-analistin e Ballkanit, Ardi Kabashi në tunelin e lokaleve zyrtare pas përfundimit të ndeshjes.

Ndërkohë, trajneri i portierëve të Ballkanit, Labinot Qosa është dënuar me mos-ushtrim të detyrës për dy ndeshje zyrtare për shkak të ndëshkimit me karton të kuq si pasojë e fyerjes ndaj gjyqtarëve. Dueli mes Ballkanit dhe Dritës ishte derbi i xhiros së 30-të në Superligë dhe përfundoi me rezultatin 2:2.

Pas ndeshjes, zyrtarët e Dritës janë ankuar se ishin sulmuar në tunel nga ata të Ballkanit, të cilët kanë mohuar kategorikisht një gjë të tillë.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

City e fiton derbin ndaj Liverpoolit

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Publikohen formacionet e derbit Liverpool – City

Tërmet i fuqishëm në SHBA, lëshohet paralajmërimi për cunami

Tërmet i lehtë në Kosovë

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Ismet Munishi do të jetë trajneri i ri i skuadrës  Liria

Mickoski: Heqja e tabelave me mbishkrimin shqip, është pjesë e planit për destabilizim

​Mickoski: Nëse dikush kërkon dhënien e provimit të jurisprudencës në shqip, duhet të lejohet

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Dosja “Epstein”, vjen dorëheqja e parë nga qeveria britanike

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Kryetari i Obiliqit, Halil Thaçi, e dhuron veturën e tij zyrtare për OVL-UÇK-në

Maqedonci thotë se Kosova është një hap larg anëtarësimit në NATO pas vendimi të asamblesë

Kongresmeni amerikan Kieth Self:  Anëtarësimi i Kosovës në NATO  elementi kyç stabilizues

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Liridon Leci shkarkohet nga pozita e trajnerit te Liria?

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën