Skuadra e Ballkanit ka mbyllur ndeshjen e fundit në Antalya të Turqisë me fitore 2-0 ndaj skuadrës së njohur ukrainase, Dinamo e Kievit.
Mamadou Danfa dhe Albin Berisha ishin realizatorë të këtij triumfi.
Me këtë përballje Ballkani e mbyllë fazën përgatitore në Turqi, ku më pas Ballkani do të rikthehet në Suharekë për të qenë gati për sezonin pranveror në Superligë.