TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës

by tëvë1
2 vjet ago
0
A A
Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës

17:05 Ballkani fiton me vështirësi ndaj Malishevës

Ballkani ka shënuar fitore të dielën në kuadër të xhiros së gjashtë të Superligës së Kosovës në futboll, por me vështirësi. Ballkani fitoi me rezultatin 3:2 ndaj Malishevës, ndërsa ishte në disavantazh fillimisht. Drilon Hazrollaj në minutën e shtatë shënoi për epërsinë e malishevasve.

Më pas, Gentrit Halili në minutën e 21-të dhe Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, realizuan për rikthimin e rezultatit. Ballkani arriti ta shënonte edhe një tjetër gol në minutën e 75-të me mesfushorin Qëndrim Zyba. Malisheva nuk u dorëzua dhe ngushtoi epërsinë dy minuta më pas. Realizoi Altin Aliu. Megjithatë, Malisheva nuk arriti të shënonte tjetër gol për të marrë një pikë nga ky udhëtim i vështirë.

Ballkani ngjitet në vendin e dytë me 13 pikë pas pesë ndeshjeve. Ka pikë të njëjta me Llapin por goldallim më të dobët. Malisheva bie në pozitën e tretë me nëntë pikë në gjashtë ndeshje. Drita ka po aq pikë në vendin e katërt, me një ndeshje më pak të luajtur, dhe me goldallim më të dobët.

16:47 Malisheva ngushton epërsinë 

Malisheva zbut epërsinë në Suharekë. Tani Ballkani po fiton me rezultat 3:2 ndaj Malishevës.

Altin Aliu në minutën e 77 ka ngushtuar epërsinë.

16:45 Ballkani ngritë epërsinë ndaj Malishevës

Ballkani nga ngritur epërsinë ndaj Malishevës në Suharekë.

Qendrim Zyba ka shënuar gol për ekipin suharekas. Zyba shënoi në minutën e 75′.

15:53 Ballkani me përmbysje shkon në pushim

Ballkani ka shkuar në pushim mes pjesëve me epërsinë e një goli. Ballkani në kuadër të xhiros së gjashtë është duke fituar ndaj Malishevës me rezultatin 2:1. Për Malishevën fillimisht shënoi Drilon Hazrollaj në minutën e shtatë.

Gentrit Halili i Ballkanit barazoi shifrat në minutën e 21-të, ndërsa Nazmi Gripshi në minutën e 30-të, realizoi për 2:1 për Ballkanin.

Ndeshja po luhet në stadiumin e qytetit në Suharekë


15:37 Ballkani përmbys Malishevën në Suharekë

Nazmi Gripshi me golin e shënuar në minutën e 30-të, ka kaluar Ballkanin në epërsi 2:1.

Gripshi shfrytëzoi asistimin e Walid Hamidit, dhe me të majtën mposhti portierin kundërshtar me goditje të fortë nga zona.

15:25 Reagon Ballkani, Halili rikthen baraspeshën me Malishevën

Ballkani ka baraspeshuar shifrat ndaj Malishevës në Suharekë.

Gentrit Halili ka shënuar gol, pas një asistimi nga Armend Thaqi. Halili shënoi në minutën e 21′.

15:20 Malisheva po befason Ballkani, Hazrollaj i jep epërsinë

Drilon Hazrollaj ka shënuar gol për Malishevën, që po e befason Ballkanin në stadiumin e qytetit në Suharekë.

Hazrollaj realizoi pas tollovisë së krijuar në zonë. Hazrollaj shënoi në minutën e shtatë.

14:19 Ballkani – Malisheva, formacionet zyrtare

Ballkani është nikoqir i Malishevës në kuadër të xhiros së gjashtë nëSuperligë.

Dy skuadrat e kanë nisur shumë mirë këtë sezon dhe qëndrojnë në pjesën e epërme të tabelës. Megjithatë në këtë sfidë si Ballkani ashtu edhe Malisheva vijnë pas ndalesave, ku kampioni luajti baras 1-1 me Dukagjinin, teksa Malisheva u mposht 1-0 nga Gjilani.

Ballkani: Koliçi, Thaqi, Halili, Dellova, Potoku, Zyba, Limaj, Hamidi, Gripshi, Kryeziu, Berisha.

Malisheva: Gashi, Pira, Lichina, Kryeziu, Prekazi, Vitija, Mustafa, Bruti, Hazrollaj, Hoti, Elom Nyavedji.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

Udinese triumfon ndaj Fiorentinas

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Ka pasur lobim kundër Osmanit, Kurti mund të shkojë drejt zgjedhjeve i do 80%

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Arifi: Kurti e propozon Osmanin vetëm nëse e di që dështon

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

Reali befasohet nga Getafe në “Santiago Bernabeu”

“Info Nata”- 02.03.2026

“Info Nata”- 02.03.2026

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

Mbappe jashtë fushe për kohë të pacaktuar

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

McKennie mbetet te Juventusi deri më 2030

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Rubio: Qëllimi i ShBA-së është shkatërrimi i raketave balistike iraniane

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën