TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Balla pas kaosit në Kuvend: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu bën një dëm në Shqipëri

by teve1
4 javë ago
1
A A
Balla pas kaosit në Kuvend: Sa herë Kosova ka një festë, Saliu bën një dëm në Shqipëri

Kreu i grupit parlamentar të Partisë Socialiste, Taulant Balla, foli për gazetarët pas tensioneve të krijuara në sallën e Kuvendit nga deputetët e opozitës.

Ai ironizoi Kryetarin e Partisë Demokratike, Sali Berisha, duke thënë se “sa herë Kosova ka një festë, Saliu bën një dëm në Shqipëri”.

Balla akuzoi opozitën se kishte tentuar të pengonte betimin e Avokatit të Popullit, edhe pse vetë e kishte propozuar.

“Populli ka një shprehje të bukur që thotë: ‘qenë le të lehin dhe karvani të ecë përpara’. Karvani i Shqipërisë Europiane po ecën përpara”, tha ai.

Sakaq, kreu i grupit të PS përshëndeti vendimin e djeshëm të Bashkimit Evropian për të ecur me një pjesë të masave të sanksioneve ndaj Kosovës, duke e cilësuar si një lajm të mirë për të gjithë shqiptarët.

“Dua ta përgëzoj vendimin e djeshëm të BE për të ecur një pjesë të masave të sanksioneve ndaj Kosovës dhe ky është një lajm i mirë për të gjithë shqiptarët. Ju e dini, se sa herë që ka një lajm të mirë Kosova, ka një festë, Saliu që nga ’91 bën një dëm në Shqipëri.”, shtoi Balla.

Në këtë kontekst, ai shtoi se “Unë gëzohem sa herë SPAK organizon operacione. Edhe kur kam qenë ministër i Brendshëm, ministër Shteti dhe kryetar grupi.

Ndaj sot mezi prisja që të kisha një debat për luftën kundër kriminalitetit. Ishte opozita që e kërkoi, ne e miratuam me konsensus, por e vërteta është se të gjithë e dimë fare mirë që SPAK e mbështet vetëm PS-ja”, tha ai.

I pyetur për rastin “Balluku”, Balla u shpreh se, “Kuvendi i Shqipërisë e ka të përcaktuar qartë procedurën që do të ndjekë.

“Me gjithë klithmat dhe ulërimat e Gazment Bardhit, Kuvendi i Shqipërisë, sikurse e përcakton procedura, nesër fillon procedurën. Ky është një rast ku Kuvendi duhet ta kryejë procedurën sipas Kushtetutës dhe rregullave të përcaktuara. Do të kemi komunikimin pas kësaj çështjeje, pasi të nis procedura”

Ndryshe, seanca e Kuvendit të Shqipërisë, e fundit për vitin 2025, u përshkua me tensione mes deputetëve të opozitës dhe gardistëve në sallë. Tensionet nisen kur deputetët opozitarë u ulën në vendet e ministrave duke refuzuar t’i lirojnë ato. /rtsh.al/

Kaos dhe përplasje fizike në Kuvendin e Shqipërisë

ShareTweet

Postime të ngjashme

Aeroplani i Netanyahut largohet nga vendi, ndërsa Irani ndodhet në kulmin e “gatishmërisë mbrojtëse”

Aeroplani i Netanyahut largohet nga vendi, ndërsa Irani ndodhet në kulmin e “gatishmërisë mbrojtëse”

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Pas SHBA-së, edhe Britania tërheq një pjesë të personelit nga baza ajrore në Katar

Rijadi siguron Teheranin: Nuk do të lejojmë përdorimin e hapësirës sonë ajrore për sulme

Rijadi siguron Teheranin: Nuk do të lejojmë përdorimin e hapësirës sonë ajrore për sulme

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

SHBA-ja njofton nisjen e fazës së dytë të planit të paqes për Gazën

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Sadiku: Nuk ka ndarje në LDK, zhvillimet pjesë e demokracisë

Njohësit e sigurisë thonë se kërcënimet ndaj krerëve të shtetit duhet të merren seriozisht

Dy qytetarë ekstradohen në Kosovë, njëri nga Çekia e tjetri nga Gjermania

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Arsenali shumë afër finales të Kupës së Ligës

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

Real Madridi eliminohet edhe nga Kupa e Mbretit

“InfoNata” 14.01.2026

“InfoNata” 14.01.2026

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Maloku: LDK nuk pati për asnjë moment qëndrim të qartë si të ecët përpara

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Interi i falet Espositos, rrit epërsinë e pikëve në krye të Serie A

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën