Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka thënë se rezultatet e testit PISA kanë qenë të pritshme.
Kjo pasi sipas saj, në tri vitet e fundit viti shkollor ka nisur me një muaj vonesë, shkruan teve1.info
Tutje, ajo ka renditur edhe disa nga shkeljet që sipas saj janë bërë nga ministrja e arsimit, Arbërie Nagavci.
“1. Ministrja e Arsimit punën e parë si ministre e ka bërë duke shkelur Kushtetutën me kthimin prapa të reformës në arsim që e pati nisur Komuna e Kamenicës.
2.Veprimi i dytë i Nagavcit dhe i gjithë Qeverisë ka qenë mposhtja e SBASHK-ut dhe jo ngritja e cilësisë në arsim. Këtë betejë Qeveri-SBASHK e kanë paguar nxënësit, duke humbur mijëra orë mësimore.
3.Shkelësja e Kushtetutës, pra ministrja Nagavci, bëri eksperimentin tjetër këtë vit me libra. Dhe, jemi në fund të gjysmëvjetorit të parë dhe ende ka nxënës që shkon me libra të pakompletuar në shkollë.
4.Sot, kur po e komentojmë këtë rezultat të PISA-s, MASHT-i me të dhëna të veta konfirmon se në vendin tonë rreth 73% e paraleleve dhe 33 % e shkollave nuk i plotësojnë kriteret ligjore për zhvillim të mësimit dhe ministrja ende s’ka ndërmarrë asnjë veprim për riorganizimin e rrjetit të shkollave”, ka shkruar ajo në Facebook.
Sipas rezultateve të publikuara, sot nga testi PISA Kosova është renditet krejt në fund në pothuajse të gjitha kategoritë.
Nga 80-të shtete pjesëmarrëse për lexim, Kosova ka zënë vendin e 76-të, derisa për shkencë vendin e 77-të nga 80 vende pjesëmarrëse.
Gjithashtu edhe në matematikë Kosova është renditur në vendin e gjashtë nga fundi./teve1.info