TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
20 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bajrami pas rritjes së shtesave për fëmijë: Brenga e Kurtit është vota e qytetarëve

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Bajrami: Kurti rriti pagën për vete dhe kabinetin e tij

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami ka reaguar pasi Qeveria e Kosovës ka rritur shtesat për fëmijë.

Ajo e ka quajtur qeveri të dështimeve dhe korrupsionit, Bajrami ka shkruar në Facebook se ka nisur zyrtarisht “fushata me skemën për blerje të votave”, shkruan teve1.info

Reklamë

“Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, meqë jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështu të përmbushë 10% të asaj çka ka premtu, tani me paratë që ka plaçkitë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat”, ka shkruar Bajrami.

Ky është postimi i plotë i saj:

Ju nuk jeni brenga e Albin Kurtit, vota juaj është

Sot, në emër të mirëqenies së fëmijeve Qeveria e dështimve dhe e korrpucionit filloj zyrtarisht fushatën me ”skema për blerje të votave”. Po ju kthehet qytetarëve vetëm një pjesë e asaj çfarë qeveria ka marrë nga ata që tri vite e gjysëm si pasojë e çmimeve më të larta, në këmbim të votës.

Mos u mashtroni!

Në ditët dhe javët në fillim skema të tilla do të vazhdojnë, mëqe jemi në kohë fushate e Qeveria ka dështu të përmbushë 10% të asaj çka ka premtu, tani me paratë që ka plaçiktë nga ju si rezultat i tatimeve më të larta si pasojë e inflacionit do të tentoj të blejë vota edhe për një mandat.

Këto skema duhet të kuptohen drejtë, nuk pa lansohen se Qeveria brengoset për qytetarët, sepse sikur qytetarët të ishin brenga e kësaj Qeveria shtesat, pagat dhe pensionet do të rriteshin në vitin 2022 kur inflacioni ishte dyshirfor  – nuk u rriten atëherë edhe pse Lidhja Demokratike e Kosovës insistoj, por u rriten sot, sepse nuk jeni JU brenga e Albin Kurtit, vota e juaj është.

LVV ka ardhë në pushtet jo vetëm me premtimin e shtesave për fëmijë, por me shumë premtime si: lirimin e çmimit të energjisë, premtimin që buka, vaji, sheqeri me qeverisjen e tyre do të kushtoj më lirë, kanë premtu sigurime shëndetësore, arsim, drejtësi, punësim, kthim të trurit, ndërtimin e 160 çerdheve, 4000 banesave për të rinjët, ndërtimin e 5 shtepive për të moshuarit, ndërtim të rrugëve, urave, tuneleve e magjistraleve, integrime euroatlantike dhe antarsim në organizata ndërkombëtare, POR krejt çka ka ndodhë këtë tri vjet e gjysëm të mandatit të tyre është e kundërta, fiks e kundërta. Çerdhet nuk janë ndërtu, as shtepitë për të moshuarit, as banesat për qiftet e reja, çmimi i rrymës është dyfishu, njëjtë si çmimet e artikujve ushqimor – si pasojë sot ka më shumë qytetarë të varfër e cilësia e jetës ka pësu rënie për secilën familje, deri me sot nuk është përfundu asnjë projekt infrastrukuror, as ato që në fillim të mandatit të tyre kanë qënë në gjysëm, ka ikje masive të fuqisë puntore, është shkelë Kushtetuta plot 10 herë, ndërsa arsimi po rrenohet – që tri vite asnjëherë viti shkollor nuk ka filluar me kohë, janë humbë qindra mijëra orë mësim, nuk ka integrime euroatlantike – që 13 muaj jemi nën sanksione të BE-së, asnjë njohje, asnjë anëtarsim, ka korrupcion dhe nepotizëm si asnjëherë me parë.

E tani krejt këto dështime kryepopullisti po mundohet t’i mbuloj me kinse kthimin e një pjesë të parave që ka marrë nga ju që tri vite e gjysëm e të cilat ka dështu t’i kthej në shërbime, mallra, projekte infrastrukturore e rritje të mirëqenies për Ju.

Ritja e shtesave për fëmijë është e vonuar, nuk është e drejtë sepse marrin njëjtë si fëmijet e ministrave/deputetëve dhe atyre që janë në skema sociale dhe se rritja e tillë nuk mbulon as rritjen e çmimeve për produktet bazë.

Mirëqenia e fëmijëve do të arrihet vetëm përmes zbatimit të programit “Rruga e Re”

Lidhja Demokratike e Kosovës është alternative e vetme për vendin.

 

ShareTweet

Postime të ngjashme

Zjarr në një lokal kafeje në Ferizaj, Policia dhe zjarrfikësit menaxhojnë situatën

Zjarr në një lokal kafeje në Ferizaj, Policia dhe zjarrfikësit menaxhojnë situatën

Dështimi i Muratit për Kryeparlamentar, Kuvendi reagon me njoftim

Dështimi i Muratit për Kryeparlamentar, Kuvendi reagon me njoftim

​Regjistrohen mbi 13 000 votues jashtë Kosovës për votim me postë, afati mbyllet më 29 gusht

​Regjistrohen mbi 13 000 votues jashtë Kosovës për votim me postë, afati mbyllet më 29 gusht

Napoli pranë marrëveshjes me Hojlund

Napoli pranë marrëveshjes me Hojlund

Thomas Strakosha në mesin e më të mirëve në ndeshjet e para të play-offit në Conference League

Thomas Strakosha në mesin e më të mirëve në ndeshjet e para të play-offit në Conference League

E ardhmja e paqartë për Leart Paqaradën te FC Köln – Jashtë planeve të trajnerit të ri

E ardhmja e paqartë për Leart Paqaradën te FC Köln – Jashtë planeve të trajnerit të ri

Zjarr në një lokal kafeje në Ferizaj, Policia dhe zjarrfikësit menaxhojnë situatën

Zjarr në një lokal kafeje në Ferizaj, Policia dhe zjarrfikësit menaxhojnë situatën

Nottingham Forest po shqyrton shkarkimin e trajnerit Nuno Espirito Santo

Nottingham Forest po shqyrton shkarkimin e trajnerit Nuno Espirito Santo

Dështimi i Muratit për Kryeparlamentar, Kuvendi reagon me njoftim

Dështimi i Muratit për Kryeparlamentar, Kuvendi reagon me njoftim

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Trumpit

FBI bastis shtëpinë e John Bolton, ish-këshilltarit të Trumpit

Gazetarët e Reutersit akuzojnë agjencinë për kahje proizraelite

Gazetarët e Reutersit akuzojnë agjencinë për kahje proizraelite

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X