TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
22 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bajrami-Muratit: Me përqindje po tenton t’i fshehë dështimet

nga teve1
10 Janar, 2024
0
A A
Bajrami zgjidhet nënkryetare e LDK-së: Këtë pozitë e kanë mbajtur njerëzit që kanë bërë histori

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, i ka reaguar ministrit të financave Hekuran Murati, i cili të martën ka paraqitur disa të dhëna të raportit preliminar të shpenzimit të buxhetit, sipas të cilit, “në vitin 2023 shpenzimet janë rritur për 13% krahasuar me vitin paraprak”.

Sipas Bajramit, Murati është duke postuar përqindje për t’i fshehur dështimet. Ajo e ka akuzuar Muratin për “manipulim me numrat në formë të përqindjeve”.

“Për të, interpretimi i shifrave faktike në vend se ta tregojë gjendjen reale bëhet instrument për të manipuluar syrin e militantit, ndërsa realiteti shihet qartë për ata që duan të shohin. Në fakt, kushdo që jeton në Kosovë e din se zhvillimi infrastruktor i shtetit është lënë në harresë nga një qeveri e cila po e përfundon mandatin 4 vjeçar vetëm me përurimin e urës së vogël të Staradranit dhe me ndërtimin e katër çerdheve nga 160 të premtuara”, ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se Murati do të duhej të tregonte se shpenzimet buxhetore janë më të ulëta sesa planifikimi për 342 milionë euro.

“Hekuran Murati paska thënë se shpenzimet buxhetore për vitin 2023 janë rritur me 13% në krahasim me një vit me herët, por do të ishte më fer të tregohej se këto shpenzime, duke e përfshirë edhe lëmoshën e shpërndarë në fund të vitit, arrijnë shumën totale prej 2.966 miliardë euro, apo saktësisht 342 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (3,238 mld euro)”, ka shkruar Bajrami.

Murati në një status në Facebook të martën, ka shkruar se “investime kapitale është kategoria që është rritur më së shumti në vitin 2023, me 32% më shumë sesa viti 2022”. Por sipas Bajramit edhe kjo është më ulët sesa ka qenë planifikimi.

“Në vijim, ai paska thënë se shpenzimet kapitale na qenkan rritur për 32% në krahasim me vitin 2022 dhe, nëse kjo është e saktë, i bie që në total janë shpenzuar 557 milionë euro apo 262 milionë euro me pak se buxheti i planifikuar (819 mil.euro). A e din Hekurani se paaftësia për ta shpenzuar një buxhet të planifikuar nuk është arritje me të cilën mund të mburresh por cilësohet si dështim, mungesë vizioni dhe simptomë e keqmenaxhimit?”, ka shkruar Bajrami.

Murati ka shkruar edhe se kategoria ‘Paga dhe Shtesa’ është e dyta me kontributin më të madh në rritjen e buxhetit, me 114 milionë euro më shumë, apo 17% më shumë sesa viti 2022.

“Kjo tregon se në sektorin publik ka pasur rritje mesatare të pagave që ka tejkaluar shkallën mesatare të inflacionit prej 11.6% të vitit 2022”, ka shkruar Murati.

Por sipas Bajramit ka pasur kategori të caktuara në të cilat pagat janë ulur e të tilla që pagat nuk u kanë lëvizur nga vitit 2016.

“Shpenzimet për paga dhe shtesa qenkan rritur për 111 milionë euro dhe sipas tij, pagat në sektorin publik qenkan rritur për 17%. Por mesatarja këtu sërish nuk e tregon realitetin sepse derisa Hekuranit i është rritur paga për 450 euro vitin e kaluar, ka kategori të tjera që kanë pasur ulje të pagës, dhe ka të tillë të cilëve paga nuk u ka lëvizur prej vitit 2016. Andaj është mirë që Hekurani ta dijë se kur ai han dardha nuk do të thotë se të tjerëve ju pihen dhëmbët”, ka shkruar Bajrami.

Sipas Muratit edhe kategoria ‘mallrat dhe shërbimet, “me 17% kanë trendin e njëjtë të rritjes, mirëpo si vlerë absolute rritja është përgjysmë më pak sesa kategoria Paga dhe Shtesa”.

Por Bajrami ka thënë se kjo rritje ka shkuar kryesisht në rritjen e luksit të qeveritarëve.

“Ndërsa për mallra dhe shërbime paska thënë se gjithashtu ka rritje për 17%, por paska thënë se 17% e 337 milionëve është me pak se 17% e 653 milionëve. Këtë vetëm gjenitë në qeverinë Kurti dinë ta deshifrojnë. Pra, për mallra dhe shërbime në vitin që lamë pas janë shpenzuar 394 milionë Euro dhe kjo rritje ka shkuar kryesisht në luksin e qeveritarëve sepse spitalet i kemi pasur pa barna e policët pa pajisje gjatë tërë vitit”, ka shkruar Bajrami.

Për kategorinë subvencionet dhe transferet, Murati ka thënë se ka pasur rritjen më të vogël nga të gjitha kategoritë, me vetëm 1%. Por Bajrami ka theksuar se shifrat për këtë kategori tregojnë diçka tjetër.

“E si qershi mbi tortë, Hekurani paska provuar me krenari të na tregojë se subvencionet dhe transferet në vitin 2023 janë rritur për vetëm 1%, por shuma absolute na tregon diçka tjetër. Derisa ne vitin 2022 kjo qeveri ka shpenzuar 1 milardë e 65 milionë Euro për subvencione dhe transfere, apo 40% të totalit buxhetor, këtë vit për subvencione dhe transfere paskan shpenzuar 1 miliard e 75 milionë Euro, apo 36% të buxhetit. E vlefshme për tu theksuar se në të njëjtën kohë që kjo qeveri shpenzon gati gjysmën e buxhetit në subvencione, varfëria në vendin tonë është në rritje sipas UNDP-së. Me të vërtetë arritje për t’u krenuar”, ka shkruar Bajrami.

Sipas saj shifrat që janë paraqitur nga Murati tregojnë mospunën e Qeverisë.

“E çudia më e madhe në shifrat e Hekuranit është kjo: Qeveria Kurti II për nëntë muaj të vitit 2023 ka shpenzuar 263 milionë euro, ndërsa vetëm në tremujorin e fundit janë shpenzuar 294 milionë euro. Si ka mundësi? Nëse duam t’i biem shkurt dhe t’i injorojmë absurditetet si kjo më lart, shifrat me të cilat po mburret Hekuran Murati në fakt vetëm se e tregojnë më se miri mospunën e kësaj qeverie. Mos të harrojmë se jemi me 9 janar 2024, ndërsa qeveria Kurti II e ka marrë mandatin me 22 mars të vitit 2021”, ka shkruar Bajrami.

Tags: Hekuran MuratiHykmete Bajrami
ShareTweet

Postime të ngjashme

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Ndalohen dy shtetas të Jordanisë për kalim ilegal të kufirit

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Gruaja nga Prishtina raporton se në shtëpi iu vodhën para dhe stoli ari

Mbishkrime “Kosova është Serbi” në veri, Policia nis hetimet

Mbishkrime “Kosova është Serbi” në veri, Policia nis hetimet

Armëmbajtje pa leje në Shtime dhe në Ferizaj, një i dyshuar dërgohet në mbajtje

Lipjan, tri të mitura tentojnë të arratisen nga strehimorja e rehabilitimit

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Gjimshiti largohet nga Kombëtarja, ky pritet mbrojtësi që do ta zëvendësojë ndaj Letonisë

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Granit Xhaka një opsion për Milanin nëse nuk arrijnë transferimin e Rabiot

Prishtina njofton largimin e Albin Krasniqit, pritet kalimi i tij në Ukrainë

Prishtina njofton largimin e Albin Krasniqit, pritet kalimi i tij në Ukrainë

Luis Henrique lojtari më i ri i Interit

Luis Henrique lojtari më i ri i Interit

Jose Mourinho telefonon yllin e Bayern Munich, i kërkon të vijë tek Fenerbahce

Jose Mourinho telefonon yllin e Bayern Munich, i kërkon të vijë tek Fenerbahce

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles mes protestave të dhunshme për imigracionin

Trumpi dërgon Gardën Kombëtare në Los Angeles mes protestave të dhunshme për imigracionin

Kandidati i mundshëm për president të Kolumbisë qëllohet me armë zjarri

Kandidati i mundshëm për president të Kolumbisë qëllohet me armë zjarri

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X