Pas dështimit të formimit të Qeverisë së re të Kosovës, Hykmete Bajrami nga Lidhja Demokratike e Kosovës ka konfirmuar se vendi po shkon drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme parlamentare.
Sipas saj, LVV-ja po e kthen besimin te qytetarët për shkak të mungesës së paaftësisë së tyre për të formuar një koalicion qeverisës.
“Ajo çfarë ndodhi sot është që ne po shkojmë drejt zgjedhjeve të jashtëzakonshme, por është tepër e rëndësishme për qytetarët ta kuptojnë se partia e cila në zgjedhjet e fundit mori 42% po e kthen besimin te qytetarët për shkak të mungesës së paaftësisë së tyre për të formuar një koalicion qeverisës”, tha Bajrami.








