TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE
19 °c
Pristina
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
No Result
View All Result

Bajrami i përgjigjet Krasniqit për grantin e Komunave: Mos baltosni çdo punë të mirë që është bërë

nga tëvë1
1 vit më parë
0
A A
Bajrami: Shpresoj që pasuria e Radoiçiqit do të iu shërbejë serbëve për t’i hapur sytë

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami i ka reaguar ministrit të Pushtetit Lokal, Elbert Krasniqi duke i thënë se ‘Grantin e Përformancës për Komunat’ as nuk e ka gjetur të anuluar, as nuk e ka pasë kredibilitetin e dëmtuar.

Bajrami në Facebook, listoi siç tha ajo, të gjitha faktet lidhur me grantin e performancës për komunat, për të cilat Bajrami tha se ministri Krasniqi dhe stafi i tij mund t’i verifikojnë në akrivin e Ministrisë që ai udhëheq.

“E vërteta është se ‘Grantin e Përformancës për Komunat’ as nuk e ke gjetë të anuluar, as nuk e ka pasë kredibilitetin e dëmtuar. Dhe për hir të së vertetës po i listoj të gjitha faktet lidhur grantin e përformancës për komunat, fakte këto që ju i dini ose lehtë mund t’i verifikoni me stafin dhe arkivën e ministrisë ku udhëhiqni:

Sistemi i përformancës komunale ishte iniciative e  Ministrisë së Administrimit të Pushtetit Lokal, MAPL-së në vitin 2008, kur MAPL udhëhiqej nga  ministri i LDK-së  Sadri Ferati. Iniciativa e tillë në atë kohë u mbështet nga projekti i USAID DEMI. Granti i bazuar në përformancë komunale, u krijua me iniciativën e MAPL-së për të bashkuar fondet e MAPL-së dhe të Agjencisë Zvicerane për Zhvillim, SDC përmes projektit DEMOS. Vendimi për bashkimin e fondeve të MAPL-së dhe fondeve të SDC-së për krijimin e grantit të përformances është marrë në 2017 (në kohën e Qeverisë Mustafa). Ajo marrëveshje ka validitet deri vitin tjetër (ku sipas disa informatave nga SDC nuk do të këtë një fazë të re të përkrahjës me fonde për këtë grant). Granti i përformances i cili ishte anuluar nga Ministri Rakiq në vitin 2020, ishte vendosur në projekt-buxhet të vitit 2021 nga Qeveria Hoti, në mbledhjen e qeverisë ku MAPL përfaqësohej nga zv.ministrja Fatbardha Emini, dmth. 5 muaj para se t’i ta merrje detyrën si ministër i MAPL-së në Qeverinë Kurti II. Dmth. granti i përformancës vetëm se ishte përfshirë ne draft-ligjin për buxhetin vjetor 2021, i cili me pas ishte miratuar nga Parlamenti dhe është bërë pjesë e Ligjit të buxhetit ende pa ardhë ju në qeveri. Sa i përket kredibilitetit, si është e mundur të kontestohet kur në Komisionin e Granteve përveç përfaqesuesit të MAPL-së dhe Ministrisë së Financave, MF që përfaqësohej nga drejtori i buxhetit, kanë marrë pjesë përfaqesuesit e agjencive zhvillimore të Zvicres, Suedisë dhe Norvegjisë; përfaqesues të shoqerisë civile si Kallxo dhe GAP si dhe përfaqesuesi nga ZKA (ZKA ka qënë e përfaqësuar nga auditorja që sot mban pozitën e  auditorës së përgjithshme).  Poashtu edhe programimi i IPAs ishte realizuar pas një komunikim konsistent ndërmjet Zyrës së BE-së dhe MAPL-së të mbështetur nga SDC-DEMOS gjatë vitit 2020. Për men tepër niciativa për të hartuar Ligjin për përformancë komunale ka filluar në qeverinë Hoti, me mbështetje të vetë Kryeministrit në atë kohë, me qëllim që granti të këtë qëndrueshmëri dhe të mos varet nga vullneti politik i askujt. Në atë kohë kishte filluar draftimi i koncept dokumentit (koncept- dokumenti ka dalë në konsultim publik me datën 14.04.2021), dmth. draftimi koncept dokumentit ka qënë i përgatitur kur Qeveria e juaj e ka marrë detyrën”, tha Bajrami.

Më tej ajo tha se më secilin hap të lartpërmendur kotribut të paçmuar ka dhënë sekretarja e përhershme e MAPL-së.

Derisa i ka kërkuar ministrit Krasniqi që të fokusohet më shumë në punë e jo siç tha ajo, baltosjën e çdo pune të mirë që është bërë në të kaluarën.

“Në secilin hap të lartpërmendur kotribut të paçmuar ka dhënë sekretarja e përhershme e MAPL-së dhe kur folë për kredibilitet fol me donatorët edhe për punën që ka bërë sekretarja në atë kohë. Ata të tregojnë çka është kredibiliteti.Dhe në fund, ministër shumë më mirë do të ishte për ty dhe për vendin që të fokusoheni me shumë në punë e më pak në baltosjën e çdo pune të mirë që kanë bërë plotë profesionistë/shërbyes civil e qevertiarë në të kaluarën. #faktetparapropagandës”, shtoi tutje Bajrami./teve1.info./

ShareTweet

Postime të ngjashme

VV reagon pas akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

VV reagon pas akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

Zeqiri: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Zeqiri: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku akuzon Qeverinë në detyrë se po abuzon me vdekjen e të riut në Ujman

VV reagon pas akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

VV reagon pas akuzave se po abuzon me rastin në Ujman pas dërgimit të FSK-së

Zeqiri: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Zeqiri: Terreni ku po zhvillohen kërkimet është i vështirë

Kos: Serbia është e detyruar të zbatojë ligjin për të drejtat e pakicave

Kos: Serbia është e detyruar të zbatojë ligjin për të drejtat e pakicave

Izraeli raporton për dëme prej 2.5 miliardë dollarë nga lufta me Libanin

Izraeli qëllon për vdekje një civil me dron në Liban

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Prokuroria Speciale: Lipovica është ftuar për rastin e rezervave shtetërore në cilësinë e të pandehurit

Liverpool nuk heq dorë nga Alexander Isak – gjithçka varet nga Newcastle

Liverpooli siguron sulmuesin Isak

Çitaku: Bandat kriminale kanë marrë zemër, ku është dora e shtetit?

Çitaku akuzon Qeverinë në detyrë se po abuzon me vdekjen e të riut në Ujman

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET 2025
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • SHOW BIZ
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

X