Ajo përmes një postimi në Facebook ka thënë se i kemi fyer praktikantët kur ju kemi quajtë ”Qeveri e praktikantëve”, sepse sipas saj, krahasuar me Qeverinë të paktën praktikantët punojnë diçka.
“Me 11 mars 2020, me vendim të Qeverisë u mbyllën shkollat në tërë vendin, për shkak të pandemisë COVID-19. Me 23 mars d.m.th. vetëm pas 12 ditëve, filloj e-mësimi në RTK. Tani në kushte normale, që një muaj nuk mbahet mësim dhe Qeveria, MASHTI nuk marrin asnjë përgjegjësi. Për popullistët është më rëndësi që Kurti e ”gjunjëzoj” Jasharajn. Çka me miliona orë mësimi të humbura për plot 318 mijë fëmijë të këtij vendi? I kemi fy praktikantët kur ju kemi quajtë ”Qeveri e praktikantëve”, praktikantët megjithatë punojnë diçka”, ka shkruar ajo./teve1.info./