Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami pas dështimit edhe të një seance për konstituimin e Kuvendit ka thënë se “pamëshirën e tyre janë bë aktor të serialit më të padëshirueshëm në Kosovë”.
Duke folur për takimin e përbashkët të partive politike me presidenten Vjosa Osmani ka thënë se shpreson që partitë të marrin pjesë.
Ajo ka thënë se propozimi i LDK-së për Qeveri nacionale të tranzicionit është alternativa e vetme pasi sipas saj askush si ka votat për formimin e qeverisë.
“Ne kemi dhënë propozimin tonë, nuk ka alternative tjetër, për shkak se LVV nuk i ka numrat dhe as ne si parti opozitare të deridjeshme nuk i kemi votat”, ka thënë Bajrami