TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për shfrytëzim të krizës me naftën

by teve1
2 orë ago
0
A A
Bajrami akuzon Qeverinë Kurti për shfrytëzim të krizës me naftën

Deputetja e LDK-së, Hykmete Bajrami ka akuzuar Qeverinë e Kosovës se po shfrytëzon krizën me naftën për të mbushur buxhetin e shtetit, duke refuzuar uljen e taksave dhe duke mos menaxhuar çmimet në treg.

Përmes një postimi në Facebook, Bajrami ka thënë se qeveria ka mungesë vullneti për të ulur taksat, mungesë menaxhimi dhe mungesë analizë të të dhënave bazike për tregun e naftës.

“Është absurde ajo që po ndodhë me çmimet e naftës. Në momentin që u raportua për mbylljen e ngushticës së Hormuzit, çmimet në Kosovë u rritën menjëherë, por kur situata dje u qetësua dhe çmimet ranë në bursë, tek ne mbetën të njëjtat. Pra, për t’u rritur çmimi mjafton një lajm por për t’u ulur, duhet ‘kohë’. Kjo nuk është logjikë tregu, ky është abuzim ndaj qytetarëve. E vërteta është që kjo situatë po tolerohet nga Qeveria, e cila në vend që të mbrojë qytetarët, po e shfrytëzon krizën për të mbushur buxhetin. Kemi thënë vazhdimisht: kjo nuk zgjidhet me marzha e çmime tavan që nuk kontrollohen dot. Problemi është shumë më i thellë: mungesë vullneti për të ulur taksat, mungesë menaxhimi dhe mungesë analizë të të dhënave”, ka shkruar Bajrami.

Ajo ka shtuar se qeveria po garanton fitimin për tregtarët, por nuk ul TVSH-në dhe akcizën, dy komponentët kryesorë të çmimit.

Sipas saj, për çdo litër naftë, buxheti i shtetit përfiton 13–15 cent më shumë krahasuar me para krizës.

“Nëse çmimi lëviz në bursë, Qeveria duhet të dijë saktësisht: sa është stoku i naftës dhe me çfarë çmimi është blerë. Ky informacion ekziston në Doganë, por nuk përdoret. Kjo do të thotë se vendimet nuk bazohen në të dhëna, por në reagime të vonuara dhe selektive. Ndërkohë që Qeveria vendosë marzhat dhe garanton fitimin për tregtarë, refuzon të ulë TVSH-në dhe akcizën, dy komponentët kryesorë të çmimit. Sa më i lartë çmimi, aq më shumë para mbledh shteti. Sot, për çdo litër naftë, buxheti merr 13–15 cent më shumë taksa sesa para krizës. Ky është ‘fitimi’ i Qeverisë nga kriza”, ka shtuar ajo.

Bajrami ka propozuar disa masa si raportim ditor për stokun dhe çmimin e importit, reflektim real i çmimeve në kohë dhe ulje e TVSH-së dhe akcizës.

Ajo ka paralajmëruar se mosstabilizimi i çmimit të naftës mund të rrisë inflacionin, duke u bërë pengesë për çdo ndihmë ekonomike.

“Nafta është burim inflacioni. Nëse nuk e stabilizon çmimin e saj mënhëherë, çdo ndihmë pas inflacionit vetëm e ushqen këtë të fundit. Po një gjë duhet të dihet qartë se problemi nuk është mungesa e mjeteve për reagim, problemi është mungesa e vullnetit”, ka përfunduar Bajrami.

Ndryshe, sot çmimi i naftës është 1.91 euro për litër, i benzinës 1.47 euro për litër e i gazit 0.82 euro për litër.

Këto çmime janë rritur që nga e mërkura.

Një ditë më herët, çmimi i naftës ishte dy cent më lirë për litër, pra 1.89 euro. I benzinës ishte 1.46 euro për litër ndërkaq i gazit 0.77 euro për litër./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

Sorensen pas takimit me Vuçiqin : U pajtuam të punojmë për të mirën e të gjithëve

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

​Këto janë krejt rastet e shkeljeve të Kushtetutës

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Nis mbledhja e Këshillit të Sigurimit të OKB-së për Kosovën

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Dita e Kushtetutës, qytetarët kritikojnë politikanët për shkelje dhe kërkojnë ndëshkim përmes votës

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën