TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!

Bajrami akuzon KESCO-n se po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

by teve1
10 muaj ago
1
A A
Bajrami akuzon KESCO-n se po përjashton ndërmarrjet në kundërshtim me ligjin

Deputetja e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Hykmete Bajrami, ka reaguar ndaj veprimeve të kompanisë KESCO, duke e akuzuar për shkelje të Ligjit për Energjinë Elektrike.

Sipas Bajramit, KESCO po përjashton ndërmarrjet nga shërbimi universal në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike.

“KESCO është duke përjashtuar ndërmarrjet nga shërbimi universal – furnizim ky me energji elektrike me çmime të rregulluara nga ZRRE, në kundërshtim me Ligjin për Energjinë Elektrike, Nenin 37, paragrafi II,” ka shkruar Bajrami në Facebook.

Ajo ka thënë se ligji parasheh që për të qenë përfitues i shërbimit universal, duhet të përmbushet njëri nga dy kriteret: ose qarkullimi nën 10 milionë euro ose të kesh më pak se 50 punëtorë. Sipas saj, KESCO po aplikon në mënyrë të padrejtë të dy kriteret si kusht për përjashtim nga shërbimi.

“Nëse Ligji e kërkon OSE njërin ose tjetrin kriter për të përfituar nga shërbimi universal, si ka mundësi që për përjashtim nga shërbimi universal përdoret EDHE njëri EDHE tjetri kriter,” ka pyetur Bajrami.

Më tej, Bajrami ka shtuar se nuk e di nëse ky veprim është rezultat i instruksioneve nga ZRRE, i padijes apo i qëllimshëm, por ajo paralajmëron pasoja ligjore.

“Nuk dihet nëse KESCO është duke e bërë këtë me instruksione të ZRRE-së, nga padijenia ose me qëllim, por një gjë dihet që si rezultat i këtij veprimi KESCO do të përballet me qindra padi pas datës 1 qershor”, ka paralajmëruar ajo.

Duke u mbështetur në të dhënat e shoqatave ekonomike, Bajrami ka theksuar se vetëm një numër i vogël kompanish përmbushin kushtet ligjore për të dalë në të ashtuquajturin “treg të hapur”.

“Sipas të dhënave të shoqatave ekonomike në vend, kriteret sipas Nenit 37 për të dalë në të ashtuquajturin ‘treg të hapur’ i plotësojnë vetëm 300 kompani, jo 1300 që po i përjashton ZRRE-ja. Dallimi në mes të ‘OSE’ dhe ‘EDHE’ është dallim i madh në Ligj”, ka shkruar në fund Bajrami.

ShareTweet

Postime të ngjashme

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Kosova nis prodhimin e municioneve ushtarake me standard NATO-je në dhjetor

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Maqedonci: Stërvitjet ushtarake të Serbisë pranë kufirit, kërcënim për Kosovën dhe bashkësinë ndërkombëtare

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Kurti: Arkivi i Kosovës, gardian i kujtesës historike të vendit

Gjendja e të plagosurit në Prishtinë është stabile

QKUK jep detaje për gjendjen e të plagosurit në Prishtinë

Emisioni “Info Nata” 23.03.2026

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Kulla: Irani tregoi se arma më e rrezikshme nuk janë raketat, por nafta dhe gazi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Fiksioni dhe realiteti: Për bashkëpunimin e Shqipërisë me Kosovën duhen më pak slogane, më shumë fakte dhe mbi të gjitha qetësi e maturi

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2026 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën