“Inflacioni dhe shtrenjëtia e madhe e ka goditë konumsatorin kosovar shumë edhe është bërë jeta shumë më e vështirë, jeta ekonomike e njerëzve, xhepat e njerëzve kanë filluar të reduktohen dita ditës sepse hargjimet janë shumë të mëdha, për një gjysmë shporte sot që ka vlejtë një shportë një vit më herët, pra kjo është shumë problematike”, ka thënë Bajra.
Bajra në “Info Nata” ka theksuar se formimi i grupeve punuese për të caktuar çmimet tavan në produktet bazë do ta ndihmojë konsumatorin, teska ka shtuar sidomos gjatë dimrit.
“Qeveria si duket, sa jemi të informuar ka formuar grupet punuese për të caktuar çmimet tavan në indeksin e çmimit në produktet bazë, kjo do ta ndihmojë shumë sidomos në muajt kritik, tetor, dhjetor, janar, shkurt do ta ndihmojë konsumatorin për shkak se sado kudo pamarëparasysh që pritjet janë që inflacioni do të rritet gjithandej botës edhe më tepër sepse dimri ka peripecitë e veta, i sjell disa sfida të paparashikueshme “, ka thënë Bajra në Tëvë.
Sipas tij, nëse Qeveria e Kosovës e kombinon këtë rritje të çmimeve me një rritje të pagave ose një paketë stimuluese për tre-katër muajt e ardhshëm, ai ka thënë se situata do të ishte më e përballueshëm për Kosovën e konsumatorin.
“Atëherë ndoshta Qeveria e kombinon një rritje të pagave ose një paketë stimuluese tjetër që mund të jetë emergjente varësisht nga situata se në çfarë situate do të jemi në tre-katër muajt e ardhshëm, besoj se do të jetë më e përballueshme për Kosovën dhe për konsumatorin tonë”, u shpreh ai.
Tutje Bajra ka thënë se mund të ketë prap rritje të çmimit të naftës, sepse sipas tij nëse do të ketë reduktim të eksportit të gazit rus në Evropë do të rritet çmimi i transportit.
“Mund të ketë edhe rritje të çmimit të naftës prap, për shkak se nëse kemi reduktim të eksportit të gazit rus në Evropë atëherë detyrimisht çmimi i transportimit të energjisë do të rritet edhe kur të rritet çmimi i transportit rritet edhe indeksi i ushqimit për shkak se është shumë më shtrenjtë ta eksportosh ose ta transmetosh një cisternë me derivate ose një rimorkio të madhe me ushqim prej një qyteti në qytet të ndryshëm në Evropë do të jetë shumë më shtrenjtë, do ta ngrisë nivelin e çmimit”, tha ai./teve1.info/