Sipas tij, kjo ndodh për shkak të ndikimit jo të drejtpërdrejt nga gazi rus.
“Njëjtë edhe me krizën energjetike, vjet një pjesë e kohës dhe sivjet edhe si duket do ballafaqohemi me disa sfida edhe gjatë dimrit të ardhshëm për shkak se në mënyrë asimetrike ose jo të drejtëpërdrejt ndikohemi nga rrjedha e gazit që vjen nga Nordstream në Evropë, pra gazit rus”, tha ai në “Info Nata” në Tëvë 1.
Tutje, ai shtoi se shifrat e fundit të Agjencisë Statistikore të Kosovës tregojnë se është krijuar suficit i majftueshëm me anë të importit dhe eksportit, për t’u përdorur gjatë dimrit.
“Sa shoh unë, nga figurat e fundit që edhe Agjencia Statistikore e Kosovës ka publikuar, sidomos ato të muajit maj qershor, ne kemi një, që është lajm i mirë, kemi suficientë, në mes të importit dhje eksportit të energjisë për gigavat. Për shembull, kemi importuar 195.56 përderisa eksportuar gati 295.75 gigavat për gjatë kësaj periudhe të gjashtë mujorit të parë të këtij viti. Që është lajm i mirë për shkak se atë suficitin që e kemi krijuar me anë të importit dhe eksportit ka gjasa që do ta përdorim për dimër”, tha aio. /Teve1.info/