TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE
Reklamo në tëvë1.info
No Result
View All Result
TËVË 1 - Lexoje të vërtetën!
Reklamo

Bajqinovci: Brenda dy muajve janë kryer 200 arrestime

by Lindrit Zejnullahu
3 vjet ago
0
A A
Bajqinovci: Brenda dy muajve janë kryer 200 arrestime

Mefail Bajqinovci

Ai thotë se brenda dy muajsh janë kryer 200 arrestime prej tyre policë e zyrtarë të lartë shtetërorë, teksa përmend edhe aksionin “Brezovica” kundër ndërtimeve pa leje.

“Pra çka dua të them se në PK ka shumë probleme e që në këtë Qeveri, IPK-ja i ka duart e lira sepse është agjenci ekzekutive e MPB-së po ashtu edhe PK i ka duart e lira. Ne në qeverisjen Kurti 1 e kemi pasë drejtorin e PDK-së Rashit Qalaj, në Kurti 2 e kemi të LDK-së Samedin Mehmeti që në kohën e LDK-së është emëru. Këto pozita janë politike. E kemi edhe kryeinspektorin e PK-së që është emëru në kohën e LDK-së. Nëse e kryen punën, rri aty, nëse nuk e kryen duhet me ec. I kemi 200 arrestime brenda 2 muajsh, policë zyrtarë të lartë, rasti Brezovica, etj”, tha ai në “Këndin e Debatit” në Tëvë1.

Teksa foli për përkrahjen politike, deputeti thotë se në të kaluarën ka pasur njerëz nga politika të cilët përmes telefonit “u kanë thënë policëve dhe IPK-së mos ma prek këtë”.

“Kur jemi te përkrahja politike besoj shumë që Sveçla e ka tregu këtë kemi pasë arrestime për dy muaj sa brenda 4 vitesh nuk janë arrestuar, rreth 300 zyrtarë. Ka pasë me telefon përpara mos ma prek edhe ne IPK edhe në PK ska guxu as me prek, ka qenë para arrestimit ska guxu niveli i lartë epror me u prek. Nuk ka dilemë që sot kjo po kërkohet nga Qverioa të ndalet. Sot edhe Prokuroria e shtetit nuk ka presione të tilla. E dini Pronton, me telefon dihet puna qysh janë zgjedhë prokurorët. Sot i kanë duart e lira sepse kjo Qeveri kërkon ta luftojë krimin, janë të pavarur i kanë duart e lira, vetëm duhet kryer punën si duhet’, shtoi ai.

Ndërkaq, për rrjedhjen e informacioneve nga zyrtarët policorë, ai thotë se në rastet kur ka aksione në veri, duhet ruajtur sekretet dhe mos të publikohen informatat që cenojnë sigurinë e vendit.

‘’Kjo për veri është shumë sensitive sepse kur ka numër të madh të policëve të involvuar në operacion, normalisht që IPK dhe gazetarët kanë raporte të jashtëzakonshme . IPK ka raporte me gazetarë pastaj kërkohet lajmi, Policia ka raport me gazetarë. Për Veri është shumë sensitive, për këto aksione brenda Kosovës, i ke në ballina të portaleve duke shkuar Policia. Mendoj që brenda Kosovës mediat duhet pasqyruar punën e dy inatit por mendoj që kur ka operacione të tilla që ka të bëjë me sigurinë e shtetit duhet ruajtuar sekreti por kur janë 300 policë të njësisë speciale e 50 inspektorë është problem me u mbajt lajmi sekret”, shtoi Bajqinovci.

Anëtari i Komisionit Parlametar për Çështje të Sigurisë thotë se Policia e Kosovës është më e mira në rajon sepse nuk ka policë të trafikut që “korruptohen lehtë”.

‘’Mendoj që si Polici në rajon është më së miri, gjithmonë shembull e marr policinë e trafikut ku p.sh shkon në Mal të Zi, Shqipëri, Maqedoni, Serbi. Në këto vende regjionale posa të ndalesh të kërkohen 10 euro ndërsa në PK nuk mund ta gjesh mund të ketë ndonjë matrapaz polic që mund të jetë shumë numër i vogël që shpesh janë arrestuar nga IPK por mendoj që është ma e pakorruptuara në rajon”, shtoi ai.

Por, thekson se problem kryesor i këtij institucioni mbetet “familjarizimi i shumtë pasi që ka raste kur një epror i ka 15 anëtarë të familjes të punësuar”.

Kurse, sa i përket punës së IPK-së, deputeti i LVV-së “kërkoi që të mirret më shumë me krimet ekonomike, krimin e organizuar dhe me disa departamente të PK-së që kanë qenë shpesh pjesë e skandaleve.

“E inkurajoj IPK-në të mirret më shumë me krimet ekonomike, krimin e organizuar dhe me disa departamente që shpesh kanë qenë pjesë e skandaleve. Jam shumë i gëzuar dhe IPK në mënyrë frontale i ka mshu andaj kjo është kërkesë e imja si deputet, e di që shpesh policët e rinj i kanë shkelë autoritetet e veta, por besoj duhet me dallu policin e ri dhe me atë që është hajn”, shtoi ai./teve1.info/

ShareTweet

Postime të ngjashme

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

Sondazhi i PDK-së e nxjerr të tretin, Xhaferi thotë se pas balotazhit do të dalë fitues në Vushtrri

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

”Disa gazetarë Radoiçiqa”- Rexha: Organet e sigurisë dhe drejtësisë ta thonë fjalën e tyre

Kamberi: Militarizmi i rajonit, një nga format e Serbisë që ka qëllim ikjen e shqiptarëve

Kamberi reagon pasi Petkoviqi refuzoi të diskutohet në Bruksel për Luginën e Preshevës

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

“InfoNata” 11.09.2025

“InfoNata” 11.09.2025

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Arrestohen tre persona pas të shtënave me armë zjarri në Ferizaj

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

Muharremaj për bashkëpunimin me Qeverinë: S’mund të ankohem përveç sfidës me kontratën kolektive

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

NATO forcon mbrojtjen pasi dronët rusë u rrëzuan mbi Poloni

Facebook Youtube Instagram TikTok

TËVË 1

Ky portal mirëmbahet nga televizioni “Tëvë1”. Materialet dhe informacionet në këtë portal nuk mund të kopjohen, të shtypen, ose të përdoren në çfarëdo forme tjetër për qëllime përfitimi, pa miratimin e drejtuesve të “Tëvë1”. Për ta shfrytëzuar materialin e këtij portali obligoheni t’i pranoni kushtet e përdorimit.
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

Social Media

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën

Welcome Back!

Login to your account below

Forgotten Password?

Retrieve your password

Please enter your username or email address to reset your password.

Log In

Add New Playlist

No Result
View All Result
  • LAJMET
  • ZGJEDHJET LOKALE
  • RAJONI/BOTA
  • SPORT
  • SHËNDETËSI
  • LIFE STYLE
  • TEKNOLOGJI
  • OPINIONE

© 2022 - 2025 TËVË 1 - lexoje tëvërtetën